Kjo faqe përdor cookies teknike (të nevojshme) dhe analitike.
Duke vijuar të lundrosh, pranon përdorimin e cookies.

TINGUJT E NJË UDHËTIMI – Java e Italisë

Instituti Italian i Kulturës ka kënaqësinë t’ju ftojë në koncertin me titull “Tingujt e një udhëtimi“, me Orkestrën e Teatrit të Operas dhe Baletit Tiranë, Giovanni Bertolazzi – pianist dhe Andrea Solinas – drejtues orkestre. Do të jetë gjithashtu i pranishëm Salvatore Frega, kompozitor.

Gjatë koncertit, do të luhet muzika e kompozitorëve: Giuseppe Verdi, Giacomo Puccini, Salvatore Frega dhe Pyotr Ilyich Tchaikovsky.

Andrea Francesco Solinas, i lindur në vitin 1985, është pianist dhe drejtues orkestre. Ai u diplomua në piano me rezultate të shkëlqyera në moshën 21 vjeç dhe i përsosi aftësitë e tij pranë akademive të Pinerolos dhe Fiesoles. Pasi filloi karrierën e tij solo, ai bashkëpunoi me këngëtarë operash dhe punoi në teatro si Fondazione Arena di Verona dhe Teatro Verdi në Trieste. Iu përkushtua dirigjimit që nga mosha 22 vjeç dhe u diplomua në vitin 2022 me nota maksimale nga Konservatori “G. Verdi” në Milano. Debutoi në vitin 2014 në Sassari duke dirigjuar Mozartin dhe u emërua drejtor artistik i Polifonica Santa Cecilia (2015-2017). Ka punuar me orkestra të shumta italiane dhe ndërkombëtare, përfshirë ato të Milanos, Beneventos dhe Festivalit të Puçinit. Që nga viti 2017, ka qenë drejtor i muzikës skenike në Torre del Lago dhe Sassari. Ka dirigjuar në Kinë, Turqi (Samsun, Ankara, Mersin) dhe Rumani, ku në vitin 2022 ishte finalist në konkursin BMI. Në vitin 2024, dirigjoi Requiem-in e Verdit në Stamboll dhe në vitin 2025 hapi sezonin me La Bohème në Mersin, ku është Drejtor i Përgjithshëm i Muzikës që nga janari 2024.

Giovanni Bertolazzi, i lindur në Verona në vitin 1998, iu afrua pianos që në fëmijëri derisa u vendos në skenën ndërkombëtare duke fituar çmimin e dytë dhe 5 çmime speciale në Konkursin Ndërkombëtar “F. Liszt” në Budapest. Ishte protagonisti i prezantimit zyrtar për publikun të pianos më të gjatë të koncerteve në botë, BORGATO GRAND-PRIX 333 (3 metra dhe 33 centimetra e gjatë). Në këtë instrument të jashtëzakonshëm ai regjistroi dy albume kushtuar tërësisht muzikës nga Franz Liszt dhe të botuara nga BORGATO COLLECTION. Këto regjistrime kanë marrë disa çmime nga kritikët ndërkombëtarë dhe një nominim në “Çmimet Ndërkombëtare të Muzikës Klasike”.

Salvatore Frega, i lindur në Firmo në vitin 1989, është pianist dhe kompozitor. Ai filloi të studionte piano në moshën katër vjeç dhe u diplomua në Konservatorin e Kozencës, duke përsosur aftësitë e tij me mësues si Aldo Ciccolini. Studioi kompozim në Cosenza dhe në Shkollën e Muzikës Fiesole, ku u diplomua, duke përfunduar më pas studimet e tij pranë Accademia di Santa Cecilia në Romë. Ka fituar konkurse të shumta kombëtare dhe ndërkombëtare kompozimi, duke përfshirë ato të Tarantos, Fiesole dhe Koper, dhe ka marrë çmime të tilla si Medalja e Argjendtë në Global Music Awards (2018) dhe Akademia Music Award në Los Angeles (2019). Ka qenë kompozitor rezident për ansamble të ndryshme dhe për Festivalin e Puccinit (2022-2023). Ka marrë pjesë gjithshtu edhe në Koncertin e Krishtlindjeve. Është themeluesi dhe drejtori artistik i Accademia Musicale Medicea dhe aktualisht jep mësim Teoria e Harmonisë dhe Analiza në Konservatorin “A. Buzzolla” në Adria.

Koncerti organizohet në kuadër të Javës së Kulturës Italiane

06.06.2025 ora 20:00

Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit

Biletat në shitje: çdo ditë 10:00 – 14:00 / 16:00 – 20:00

  • Organizuar nga: Instituti Italian i Kulturës në Tiranë dhe Teatri i Operas dhe Baletit Tiranë
  • Ne bashkepunim me: Ambasada Italiane në Tiranë dhe MEKI - Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit