Instituti Italian i Kulturës, në bashkëpunim me Departamentin e Italishtes së Fakultetit të Gjuhëve të Huaja në Tiranë, ka kënaqësinë të paraqesë takimin me Mario Pirovano, “Teatri i Improvizuar i Dario Fo dhe Franca Rame“.
02.2026 ora 10:30
Auditori 309 – Fakulteti i Gjuhëve të Huaja (Rr. Elbasanit – Tiranë)
Hyrja e lirë
Koncepti i “teatrit të improvizuar” rrjedh nga tradita e komedisë së artit, në të cilën aktorët improvizonin duke u nisur nga një skemë bazë, duke e bërë çdo skenë unike dhe të gjallë. Në vitet Nëntëqind, Dario Fo dhe Franca Rame, e ringjallën dhe riklthyen këtë praktikë, duke e shndërruar improvizimin në një mjet qendror të teatrit të tyre. Duke përshtatur tekstet dhe skenat me audiencën dhe kontekstin, ata ndërthurën komedinë, kreativitetin dhe angazhimin qytetar, duke rrëfyer histori të befta dhe energjike. Aftësia e tyre për të dialoguar me aktualitetin dhe spektatorët ka bërë që çdo shfaqje të jetë origjinale dhe thellësisht tërheqëse.