Më 6 dhe 7 shkurt 2026, 50 institucione akademike italiane, përfshirë Universitete, Akademi të arteve të bukura dhe Konservatorë do të jenë të pranishëm në Tiranë. Eventi, i organizuar nga Instituti Italian i Kulturës me mbështetjen e Ambasadës Italiane në Tiranë dhe Konsullatës së Përgjithshme Italiane në Vlorë, synon të promovojë dhe forcojë bashkëpunimin midis sistemeve akademike italiane dhe shqiptare, duke u ofruar studentëve informacion mbi mundësitë e shumta të studimit në Itali. Në fakt, është pikërisht Italia që shumë të rinj shqiptarë e shohin me interes për studimet e tyre universitare, një vend që vazhdon të jetë tërheqës për shkak të cilësisë së ofertave akademike, afërsisë gjeografike dhe lidhjeve të ngushta historike, ekonomike e kulturore me vendin tonë.
Ambasada Italiane do të jetë gjithashtu epranishme në Panair, duke ofruar informacion të dobishëm mbi procedurat e aplikimit dhe ndihmën e nevojshme për të studiuar në Itali. Kujtojmë se në vendin tonë ka tre Shkolla të Mesme Dygjuhëshe, të cilat lëshojnë tituj studimi të lartë të njohur nga Ministria e Arsimit Italian dhe se në rreth 300 shkolla, falë projektit ILLIRIA të mbështetur nga MAECI, gjuha italiane studiohet si gjuhë e huaj e parë ose e dytë, falë projektit ILLIRIA, të mbështetur nga Ministria Italiane e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar (MAECI).
Të premten, më 6 shkurt, nga ora 18:00 deri në orën 21:00, në sallën Apollonia, Hotel Rogner Tirana, do të organizohet një takim me përfaqësues të universiteteve kryesore shqiptare, me qëllim krijimin e kontakteve për bashkëpunime të ardhshme ndëruniversitare
Të shtunën, më 7 shkurt, në Sallën Antigonea të Hotel Rogner Tirana, gjatë gjithë ditës, institucionet akademike italiane, do t’i përkushtohen takimeve të drejtpërdrejta dhe të personalizuara me studentë të interesuar për të ndjekur studimet në Itali. Çdo institucion do të ketë një stendë të disponueshme nga ora 10:00 deri në orën 18:00, ku do të ofrohet informacion dhe mblidhen shprehjet e interesit.
Programi:
| E premte 6 shkurt | 18:00 – 21:00 Takim me përfaqësues të universiteteve shqiptare dhe titullarët e zyrave për ndërkombëtarizim, për bashkëpunime të ardhshme |
| E shtunë 7 shkurt | 10:00 – 18:00 Panairi i Studimeve
Hotel Rogner Tiranë – Salla Antigonea Hyrja e lirë |