Swing Marathon është një ngjarje unike tashmë në edicionin e saj të III të organizuar nga Hemingway Fan Club Albania me rastin e Ditës Ndërkombëtare UNESCO të Xhazit, nën mbikëqyrjen e Herbie Hancock, një ngjarje që zhvillohet mes Tiranës dhe Shkodrës me një pjesëmarrje prej më shumë se 1000 njerëzish.
Udhëtimi fillon në Tiranë drejt Shkodrës me tren ku 22 artistë italianë do të interpretojnë live gjatë gjithë kohës së udhëtimit. Më shumë se 500 pjesëmarrës do të nisin këtë maratonë si maratonomakë të vërtetë dhe për katër orë treni do të kthehet në një skenë muzikore deri në mbërritjen në Shkodër.
Në Shkodër nxënësit e shkollave të mesme do të mirëpresin maratonomakët dhe maratona do të vazhdojë me biçikleta. Artistët do të luajnë në rrugicat e Shkodrës drejt qendrës së qytetit. Etapa e fundit e këtij udhëtimi është Teatri Migjeni i Shkodrës ku 22 artistë do të ngjiten në skenë të shoqëruar nga çifte balerinësh Lindy Hop të cilët do të ftojnë të gjithë publikun të kërcejë me ta.
Protagonistë të kësaj marantone janë:
I maniaci dello Swing me Michael Supnik (trombë), Vincenzo Barbato (kitarrë), Francesca Faro (zë), Fabiano Pellini (saksofon), Alberto Botta (bateri), Carlo Ficini (trombon), Pietro Salvia (klarinetë), Guido Giacomini (kontrabas)
Trio The Blue Dolls përbëhet nga soprano Erika Celesti, zë leader, Federica Pallante, soprano dhe Viviana Dragani, contralto.
Le Blue Dolls shoqërohen nga një seksion ritmik i formuar nga Paolo Volante (piano), Marco Parodi (kitarrë), Riccardo Vigorè (kontrabas) dhe Luca Rigazio (bateri). Aranxhimet vokale janë origjinale, të shkruara nga maestro Roberto Andriollo, tenor dhe trombonist që shpesh është i ftuar i trios dhe nga Marco Parodi, kitarrist i grupit.
Retromarching band – Coast to coast (nga Romagna në Tiranë) me Christian Rossi (saksofon), Enrico Farnedi (trombë), Marco Pretolani (saksofon), Carlo Corzani (saksofon), Giuseppe Satanassi (trombon), Fabio Tozzi (rullante)
Ghiaccioli e Branzini Djset. Mbrapa këtij emri kurioz fshihet producesti dhe dj Marco Dalmasso
Për biletat drejtojuni pranë:
Heminway Fun Clun në Rruga Kont Urani, Tirana 1001
Prenotazione non più disponibile