Tingulli Italian në Shqipëri 2016
Instituti Italian i Kulturës, në bashkëpunim me CIDIM, Bashkinë Pogradec dhe Korçë, organizon dy koncerte të Duo për kitarrë dhe violë Attademo Gramaglia, në kuadër të projektit Tingulli Italian në Shqipëri 2016
E mërkurë 11 maj 2016, ora 18,00
Teatri i Kukullave ”Pirro Xëci”, Qendra Kulturore “Lasgush Poradeci” – Pogradec
Hyrja e lirë
E enjte 12 maj 2016, ora 18,00
Pallati i Kulturës – Korçë
Hyrja e lirë
Duo Attademo Gramaglia u formua në vitin 2012 si ide e dy artistëve për të bashkuar tingujt e veçantë të violës dhe kitarës në një formacion që do të nxirrte në pah veçantitë ritmike dhe aspektin e muzikës së dhomës. Bashkimi dhe ekuilibri mes dy istrumentave lejon eksplorimin e një repertori të gjerë, që fillon nga Bach deri te bashkëkohorët.
Në program:
Musiche di N. Paganini e di F. Schubert
Lugi Attademo u formua me kitaristin kompozitor Angelo Gilardino. I diplomë në filozofi me një tezë mbi interpretimin muzikor, ai ka regjistruar më shumë se 10 CD, midis të cilave edhe monografi kushtuar Sonatave të Domenico Scarlatti-t, J.S. Bach, si dhe veprave të reja të Segovia dhe Kuintetit Boccherini. Ndër projektet e tij më të fundit, botimi i antologjisë dhe i CD me muzikë bashkëkohore për kitarë kushtuar Paganini-t, dhe veprës së plotë të Paganini-t për kitarë solo luajtur tërësisht me një kitarë të vjetër. Është pedagog pranë ISSM Donizetti në Bergamo dhe bashkëpunon rregullisht me HEM në Gjenevë dhe Lozanë.
Simone Gramaglia, është violinist i Kuartetit të Cremona-s. Si solist ka luajtur me orkestra të ndryshme duke interpretuar Sonatën për Violë të Paganini-t dhe është konsideruar si një nga violinistët më të rëndësishëm të gjeneratës së tij. Mes bashkëpunimeve të tij artistike bien në sy ato me Andrea Lucchesini-n, Lawrence Dutton dhe Jamie Walton. Është pedagog i Kuartetit të Harqeve në Akademinë Stauffer në Cremona dhe i kursit të violës dhe kuartetit Master4String. Mbulon rubrikën “Këndi i Kuartetit” në Archi Magazine dhe masterclaas në të gjithë Evropën.