Prezantimi i sistemit akademik italian
Do te bëjnë prezanitimin e tyre Universitetet Ca’ Foscari i Venezia-s, Universiteti i Camerino-s, Universiteti Katolik Sacro Cuore, Universiteti i Ferrara-s, Insubria-s, IULM – Libera Università di Lingue e Comunicazione, Mediterranea i Reggio Calabria-s, Universiteti i Padova-s, i Pavia-s, i Perugia-s, Universitetet për të Huaj i Perugia-s dhe Siena-s,Universiteti i Teramo-s, i Torino-s, Tor Vergata e Roma-s, i Udine-s, Universiteti Politeknik i Bari-t, Palermo-s si dhe Universiteti Katolik Zoja e Këshillit të Mirë. Hyrja është e lirë dhe personeli i Zyrës së Shkollave të Kancelerisë Konsullore pranë Ambasadës Italiane në Tiranë do të jetë në dispozicion për informacionet në lidhje me proçedurat që duhet të ndiqen për të studiuar në Itali. Të studiosh në Itali organizohet nga IIK në Tiranë nën patronazhin e Ambasadës Italiane në Tiranë dhe me mbështetjen e Veneto Banka.