Kjo faqe përdor cookies teknike (të nevojshme) dhe analitike.
Duke vijuar të lundrosh, pranon përdorimin e cookies.

“Stravaganze in Sol Minore” nga trupa ATERBALLETTO në edicionin e II-të të International Contemporary Dance Festival Tirana

Instituti Italian i Kulturës në Tiranë ka kënaqësinë të mbështesë shfaqjen koreografike “Stravaganze in G Minore”, realizuar nga Fondazione Nazionale della Danza / Aterballetto di Reggio Emilia e dal Centro Teatrale Bresciano, që zbarkojnë në Tiranë me rastin e International Contemporary dance festival in Tirana më 12 dhe 13 tetor 2023.

International Contemporary dance festival in Tirana do të zhvillohet nga data 23 shtator deri më 22 tetor dhe organizohet nga Qendra Bashkëkohore Harabel me drejtimin artistik të Angjelin Preljocajt.

Virtuoziteti magjik i Toti Scialoja (1914-1998), mjeshtër jo vetëm i imazhit, por edhe i fjalës, është baza e këtij krijimi për fëmijë. Regjia dhe koreografia janë nga Francesca Lattuada dhe në skenë do të ngjiten dy interpretues të rinj: kërcimtarja e Aterballetos Vittoria Franchina dhe baritoni Piersilvio De Santis. Natyra vizionare që karakterizon veprën e Francesca Lattuada-s, përkon me universin vizual të artistes Natali Fortier, e aftë të evokojë përzierje të çuditshme midis qenieve zoomorfe dhe antropomorfe, e cila do të krijojë edhe maska ​​për këtë rast.

E veçanta e kësaj shfaqjeje është mundësia që fëmija të gjendet në kontakt me tekste të cilësisë më të lartë letrare, por njëkohësisht edhe lehtësisht magjepsës, duke lejuar kështu një reflektim të veçantë mbi poezinë, para ose pas pamjeve.

Vetë tingulli i fjalëve dhe kombinimet e paparashikueshme të fantazisë, çojnë drejt një “pedagogjie imagjinate”, siç do të thoshte Italo Calvino, jo më kot një nga admiruesit më të mëdhenj të Toti Scialoja.

Nën një kaçubë trëndafilash të kuq

Zhaba ofron qumësht të nxehtë dhe çaj.

Nën një kaçubë trëndafilash të purpurt

I takon zhabës kupat t’i shplajë.

(Toti Scialoja, Molla e Hamletit, 1984)

“Lënda e parë e projektit janë poezitë e shkurtra të Toti Scialoja, të marra nga përmbledhja Molla e Hamletit. Këto «haïku» janë të mbushura me një seriozitet absurd dhe veprojnë si mantra me virtyte magjike. Vibrimet që burojnë nga poezitë e Scialoja, janë si rrathët e pafund që krijohen në sipërfaqen e ujit kur hidhet një gur: ndjellës imazhesh joreale ose surreale, bartës të një muzikaliteti që ndërthur poezinë dhe rimën e fëmijëve, bëjnë që e jashtëzakonshmja dhe e frikshmja t’i japin dorën njëra-tjetrës.” (Francesca Lattuada)

 

Prenotazione non più disponibile

  • Organizuar nga: Harabel Contemporary Center
  • Ne bashkepunim me: Instituti Italian i Kulturës në Tiranë