Kjo faqe përdor cookies teknike (të nevojshme) dhe analitike.
Duke vijuar të lundrosh, pranon përdorimin e cookies.

Stefano Bartezzaghi prezanton versionin në gjuhën shqipe të Il pendolo di Foucault e Come viaggiare con un salmone nga Umberto Eco

Instituti Italian i Kulturës, në bashkëpunim me Shtëpinë Botuese DITURIA, prezanton versionin në gjuhëm shqipe të Il pendolo di Foucault (“Lavjerrësi i Foucault”, Dituria 2016) e Come viaggiare con un salmone (Si të udhëtosh me një salmon”, Dituria 2016) i Umberto Eco. Do të prezantojë volumin shkrimtari dhe gazetari Stefano Bartezzaghi.

E premte, 9 dhjetor 2016, ora 11.00

Fakulteti i Filologjisë, Universiteti i Tiranës

Hyrja e lirë

Il pendolo di Foucault – Një ekspeditë në Antarktidë, një mitografi vendesh absolute, një përvojë që ndahet dhe bëhet roman. Në udhëtim drejt një nate polare të njeriut dhe botës, për të zbuluar kufirin ekstrem, duke dëgjuar historitë e kohës kur aventura ishte ende e mundur.

Come viaggiare con un salmone është një libër udhëzimesh. Udhëzime sui generis, të dhëna nga një mjeshtër i jashtëzakonshëm për situata shumë të veçanta: si të mësosh të bësh pushime të zgjuara, se t’i mbijetosh burokracisë, si të shmangësh sëmundjet ngjitëse, si të hash në avion, si të udhëtosh me një salmon pas (në qoftë se ta falin dhe nuk do të heqësh dorë nga shija), si të shmangësh karnevalen, si të mos biesh pré e fiksimit për t’u dukur, dhe shumë të tjera. [La Repubblica]

Umberto Eco (Alessandria 1932−Milano 2016), filozof, studiues i mesjetës, semiolog, massmediolog, hyri në fushën e romaneve në vitin 1980 me Il nome della rosa (Premio Strega 1981), i ndjekur nga Il pendolo di Foucault (1988), L’isola del giorno prima (1994), Baudolino (2000), La misteriosa fiamma della regina Loana (2004), Il cimitero di Praga (2010) e Numero zero (2015).

Ndër veprat e tij të shumta në fushën e eseve (akademike dhe jo) kujtojmë: Trattato di semiotica generale (1975), I limiti dell’interpretazione (1990), Kant e l’ornitorinco (1997), Dall’albero al labirinto (2007). Ka publikuar volumet e ilustruara Storia della Bellezza (2004), Storia della Bruttezza (2007), Vertigine della lista (2009) e Storia delle terre e dei luoghi leggendari (2013). Në vitin 2016 u botua në La nave di Teseo Pape Satàn aleppe.
Umberto Eco ka bashkëpunuar për pesëdhjetë vjet me të përjavshmen “L’Espresso”, ku, ndër të tjera, ka nënshkruar rubrikën historike La bustina di Minerva, dhe me “Repubblica” që prej lindes së të përditëshmes në vitin 1976. [La Repubblica]

Stefano Bartezzaghi (Milano, 1962) është diplomuar në universitet me Umberto Eco-n . Është docent i Semiotikës dhe Teorisë Krijuese në universitetin Iulm (Milano) dhe bashkëpunon me la Repubblica, l’Espresso e Vanity Fair. Merret me gjuhë dhe lojëra fjalësh. Librat e tij të fundit janë histori nga metropolitana e Milanos (M. Una metronovela, Einaudi, 2015), një ese mbi lojën në shoqërinë bashkëkohore (La ludoteca di Babele, Utet 2016), një analizë semiotike e lojërave të fjalëve (Parole in gioco. Bompiani, ende në shtyp).

  • Organizuar nga: IIC e c.e. DITURIA