Pas suksesit të madh në Teatrin Brancaccio në Romë, me rastin e Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë, Kledi Kadiu, Anbeta Toromani së bashku me balerinë të tjerë shqiptarë të njohur në të gjithë botën do të luajnë në Teatrin e Operas dhe Baletit, në spektaklin Hera e parë. Në këtë aktivitet do të marrin pjesë edhe balerinë italianë, si Claudia Vecchi e Alessandro Macario. Ideuar nga Kadiu dhe Toromani, nën drejtimin artistik të Gentian Dodës, balerinët kthehen atje ku kanë hedhur hapat e parë për të nderuar atdheun e tyre që nuk harrohet kurrë.