Kjo faqe përdor cookies teknike (të nevojshme) dhe analitike.
Duke vijuar të lundrosh, pranon përdorimin e cookies.

#SLIM2020 – PRISHTINË / Kosovë Ekspozita e vizatimeve humoristike italiane

Nën patronazhin e Presidentit të Republikës

Me rastin e Javës XX të Gjuhës Italiane në Botë (SLIM) Instituti Italian i Kulturës, në bashkëpunim me Ambasadën e Italisë në Prishtinë dhe Muzeun Kombëtar të Kosovës paraqet 2 përmbledhje me 51 vëllime, të cilat përmes artit të vizatimit humoristik tregojnë po të njëjtin numër muzeumesh italianë. Do të ekspozohen mbi 20 histori të ilustruara, të ideuara e vizatuara nga autorët më të rëndësishëm italianë, me qëllim jo vetëm fuqizimin e traditës së shquar italiane të vizatimeve humoristike, por edhe theksimin e rëndësisë edukative, promovuese dhe informative të ‘artit të nëntë’.

Itinerari i ekspozitës përbëhet nga dy etapa:

1) 12 histori të ilustruara nga 51 albumet e Fumetti nei Musei (LRNZ, Zuzu, Bianca Bagnarelli, Roberto Grossi, Vitt Moretta, Altan);

2) 8 histori të ilustruara të disa prej autorëve kryesorë të Coconino Press (Davide Reviati, Fulvio Risuleo, Antonio Pronostico, Gipi, Manule Fior, Francesco Cattani, Paolo Bacilieri, Ratigher);

Ekspozita u realizua falë mbështetjes dhe bashkëpunimit të: MAECI, MiBACT – Centro per i Servizi educativi, Fumetto nei Musei dhe Coconino Press – Fandango.

  • Organizuar nga: IIC di Tirana, Ambasciata d'Italia in Pristina
  • Ne bashkepunim me: Museo Nazionale del Kosovo