Kjo faqe përdor cookies teknike (të nevojshme) dhe analitike.
Duke vijuar të lundrosh, pranon përdorimin e cookies.

#SLIM2019 / “Italishtja në skenë” – Teatri edukativ, një vlerë e shtuar në didaktikën e italishtes

Prof.ssa Anna Comodi

Teatri nëse, teatri sepse, teatri me kë, teatri si, kur, sa, ku …

Dhe nëse është e vërtetë që “gjuha mësohet duke jetuar”, cili vënd është më i mirë se teatri për t’u bërë aktorë socialë dhe për të jetuar gjuhën.

Janë të shumta pyetjet që i duhen bërë vetes para se të krijosh një laborator teatri ose, edhe më mirë, përpara se të organizosh një kurs të gjuhës italiane si GJH, duke ndërtuar dhe bërë didaktike një skenar teatral për të mbyllur kursin me premierën e tij. Sidoqoftë, elementi themelor për t’u mbajtur gjithmonë parasysh është rëndësia e proceseve që aktivizohen gjatë performancës së një laboratori teatral në fushën e mësimdhënies së një GJH. Adoptimi i skenarit (qoftë ekzistues ose duhet të adaptohet ose të krijohet enkas) kërkon një analizë të kujdesshme dhe të vetëdijshme të tekstit; studimi dhe thellimi i aspekteve gramatikore, sintaksore, leksikore, semantike dhe kulturore na lejon të përfundojmë një rrugëtim arsimor të gjithanshme; rishikimi i roleve student-mësues dhe student-student, përdorimi joformal i hapësirave, marrëdhënia ballë përballë, përdorimi i vazhdueshëm i gjuhëve të integruara, bollëku i tipareve mbikëqyrëse, përmirësojnë kompetencën socio-pragmatike. Kjo është arsyeja pse glotodidaktika ka bërë prej kohësh të vetën idenë që gjuha mësohet me të gjithë trupin, nga qasja e momentit, tek strategjia e mikrodramatizimit, tek metoda suggestopedico, tek TPR. Por, “të bësh teatër”, siç thotë Java e 2019, “në skenë”, është një vlerë e shtuar në mësimin e një GJH dhe qytetarisë ku flitet kjo gjuhë.

Seminari parashikon si një referencë të nevojshme ndaj përvojës në këtë sektor të Universitetit për të Huaj të Perugia-s, prezantimin e një kornize sinoptike në të cilën paraqiten me hollësi ‘vlerat e shtuara’ të një didaktike alternative të realizuar përmes teatrit dhe mbyllet me një model të të bërit didaktik të skenarit teatral.

  • Organizuar nga: IIC di Tirana
  • Ne bashkepunim me: Facoltà delle Lingue Straniere, TR