Me rastin e njeqind vjetorit të lindjes së shkrimtares shqiptare –
Instituti Italian i Kulturës në bashkëpunim me Ministerinë e Kulturës shqiptare, Bashkinë e Gjirokastrës dhe Konsullatën e Nderit të Italisë në Gjirokastër kanë kënaqësinë të prezantojnë librin Musine Kokalari. Jeta ime universitare. Kujtime të një shkrimtareje shqiptare në Romën fashiste (1937-1941), nën kujdesin e Simonetta Ceglie dhe Mauro Geraci, me një ese të Visar Zhitit (Viella 2016), në prani të kuratorëve.
11 shkurt 2017, ora 11.30
Shtëpia Kadare, Gjirokastër
Jeta ime universitare është autobiografia rinore e Musine Kokalarit, e njohur sot si shkrimtarja dhe poetja e parë e madhe shqiptare, e shkruar në vitet 1937 dhe 1941, gjatë viteve të studimit në Universitetin La Sapienza të Romës.
Musine Kokalari (1917-1983) ka qenë shkrimtarja dhe poetja e parë e madhe shqiptare e shekullit të Njëzetë, e ndjeshme ndaj “çështjeve të grave” dhe varfërisë së shoqërisë rurale e denoncuar prej saj në tregime intensive të jetuara. Në vitin 1938 ka qenë në Romë për t’u diplomuar në letërsi në La Sapienza. E impenjua në ndërtimin e Shqipërisë demokratike, në vitin 1946 është veçuar nga regjimi komunist si “sabotatore dhe armike e popullit” dhe është dënuar me burgim dhe izolim të detyruar deri në vdekje, në vitin 1983. Jeta ime universitare është autobiografia e saj rinore, e cila del sot në dritë, në të njëjtën italishte në të cilën u shkruajt në Romë gjatë periudhës fashiste. Të menduara për t’u bërë libër, këto kujtime zbulojnë ndjeshmërinë njerëzore, poetike, antropologjike të shkrimtares që çimentohen në një gjuhë dhe në një vend që nuk është i tyri. Një gjuhë dhe një gadishull, megjithatë, edhe i saj, nga momenti që Shqipëria gjendej në pushtimin fashist që prej vitit 1939. Shqipëria ishte nën pushtimin fashist italian. Në këtë ditar shqiptarja myslimane përballet me një botë romane, maskiliste, fashiste, kristiane e treguar me kureshtjen medituese të intelektuales. E mohuar gjatë regjimit, Musine Kokalari sot është e njohur në Shqipëri si “Nderi i Kombit”.
Simonetta Ceglie, historiane dhe arkiviste, punon pranë Arkivit të Shtetit në Romë. Në këtë kolanë ka publikuar Revolucioni në manastir. Kujtimet e Anna Vittoria Dolar (secc.XVIII-XIX) (2012).
Mauro Geraci është profesor i Antropologjisë kulturale pranë Universitetit të Messina. Midis punëve të tij të kohëve të fundit Prometeu në Shqipër. Pasazhe letrare dhe politike të një vendi ballkanik (Rubettino, 2014).