Kjo faqe përdor cookies teknike (të nevojshme) dhe analitike.
Duke vijuar të lundrosh, pranon përdorimin e cookies.

Simone Sfriso – Tirana Design Week 2023

Instituti Italian i Kulturës ka kënaqësinë të bashkëpunojë për Tirana Design Week 2023 – Design for the New World(s), të organizuar nga Universiteti Polis, duke mbështetur pjesëmarrjen në ditën e çeljes së konferencës.së TDW 2023, të Arkitektit Simone Sfriso, bashkëthemelues i studios TAMassociati,

Arkitektura për një botë të brishtë

Kataklizmat e fundit globale (pandemitë, luftërat, krizat klimatike), e kanë brishtësuar ekonominë botërore. Të kërcënuarit nga pasiguria dhe margjinalizimi, tashmë janë të ekspozuar ndaj një rreziku përjashtimi gjithmonë e më në rritje. Si arkitekt dhe projektues, cili është kuptimi i këtij profesioni në botën e sotme?

Një arkitekturë e aftë të kqyrë shoqërinë, mund të zvogëlojë margjinalizimin dhe përjashtimin, si dhe të shndërrohet në një motor vizionesh të reja, në një mjet të fuqishëm komunikimi, përmes të cilit promovohen të drejtat, përparimi, mundësitë dhe përfshirja.

Simone Sfriso, u diplomua për arkitekturë në Universitetin IUAV të Venecias (IUAV). Nga viti 2019 deri në vitin 2020, punoi si visiting professor pranë ENSTP Yaoundé Kamerun dhe pl UTPL Loja – Ekuador. Në vitin 2019, u emërua Ambasador i Dizajnit Italian nga Ministria e Punëve të Jashtme. Që nga viti 2020, është Visiting Professor pranë Universitetit të Portsmouth-it (Mbretëria e Bashkuar). Simone Sfriso është bashkëthemelues i TAMassociati, një ekip arkitektësh dhe studiuesish, zgjidhjet e ndërtimit të së cilëve në mbarë botën, përmirësojnë jetën, forcojnë komunitetet dhe ofrojnë përgjigje kreative ndaj ndryshimeve klimatike, duke ndërthurur cilësinë e lartë arkitekturore me vëmendjen ndaj komuniteteve të përfshira në projekte. Studio ështtë gjerësisht e mirënjohur dhe është fituese e çmimeve të shumta: në vitin 2013 Çmimin Aga Khan për Arkitekturën, çmimin Ius-Capocchin dhe atë Curry Stone Design; Në vitin 2014 Çmimin Zumtobel Group; në vitin 2014 Çmimin e Arkitektit Italian të Vitit; në 2017 Çmimin Lafarge-Holcim. TAM ka realizuar kuratelën e Pavijonit Italian në edicionin e 15-të të Ekspozitës Ndërkombëtare të Arkitekturës – La Biennale di Venezia 2016.

TAMassociati aktualisht vepron në Sudan, Tanzani, Kenia, Ruanda, Togo, Liban, Palestinë dhe Itali.

https://tiranadesignweek.com/

  • Organizuar nga: Universiteti Polis
  • Ne bashkepunim me: Instituti Italian i Kulturës në Tiranë