Master class për muzikantët e rinj të Orkestrës Rinore Shqiptare për violë dhe kuartet i violinistit Simone Gramaglia.
Simone Gramaglia është violinist i Kuartetit të Cremona –s, me të cilin ka dhënë koncerte në të gjithë botën gjatë pesëmbëdhjetë viteve të fundit. Si solist ka performuar me orkestra të ndryshme duke luajtur Sonatën nga N. Paganini për Violë të Madhe dhe konsiderohet si një nga instrumentistët më të mëdhenj të violës së brezit të tij. Ai gjithashtu luan me artistë si Antonio Meneses, Lynn Harrel, Lawrence Dutton (Emerson String Quartet), Angela Hewitt, Bella Davidovich, Cho Liang Lin, Lilya Zilberstein, Pietro De Maria, Pave Haas String Quartet.
Mësuesit e tij kanë qënë Mikhail Kugel, Bruno Giuranna dhe Yuri Bashmet. Ai jep mësim në Akademinë Stauffer të Cremona –s, është drejtor i kurseve të violës dhe kuartetit të harqeve në Master4Strings dhe mban kurse perfeksionimi në të gjithë Evropën. Shkruan për Archi Magazine dhe studion filozofi në Universitetin e Genova-s.