Kjo faqe përdor cookies teknike (të nevojshme) dhe analitike.
Duke vijuar të lundrosh, pranon përdorimin e cookies.

Simona Trentacoste Special 4et në Jazz in Albania – edicioni XIII

Instituti Italian i Kulturës ka kënaqësinë të mbështesë edicionin XIII të Festival Jazz in Albania me pjesëmarrjen e Simona Trentacoste Special 4et: Simona Trentacoste, vokali dhe aranzhimi – Angelo Di Leonforte, piano – Riccardo Grosso, kontrabas – Antonio Petralia, bateri

Një kuartet xhazi siçilian që ofron një përvojë gjithëpërfshirëse muzikore dhe që kombinon përsosjen e pianos, thellësinë e kontrabasit, saktësinë e baterisë dhe vokalin e ngrohtë e mbështjellës, duke krijuar një shkrirje bindëse tingujsh. Repertori i tyre i xhazit standard, i ripërshtatur me mjeshtëri, duke futur modernen dhe personalen, magjeps publikun ndërkombëtar, duke sjellë një frymë freskie dhe risi në panoramën muzikore. Në të njëjtën kohë, kuarteti eksploron traditën e pasur muzikore italiane, duke rikthyer këngët më domethënëse me një ndjeshmëri unike, e cila kap thelbin e kulturës muzikore italiane dhe e projekton atë në një shkallë globale. Me virtuozitetin e tyre dhe aftësinë për të riinterpretuar traditën në mënyrë inovative, kuarteti i xhazit është gati të “rrëmbejë” publikun me performancën mjeshtërore dhe propozimin e pasur dhe tërheqës muzikor.

 

26.10.2024 ora 20:00

Salla Black Box  – Universiteti i Arteve  Tiranë

Hyrja e lirë

  • Organizuar nga: Jazz in Albania Festival
  • Ne bashkepunim me: Instituti Italian i Kulturës në Tiranë