Kjo faqe përdor cookies teknike (të nevojshme) dhe analitike.
Duke vijuar të lundrosh, pranon përdorimin e cookies.

SICCITÀ i Paolo Virzì – ITALIAN SCREENS / Kinemaja e re italiane në Tiranë

Siccita_web

Instituti Italian i Kulturës Tiranë ka kënaqësinë të paraqesë edicionin e dytë të Italian Screens – Kinemaja e re italiane, organizuar në bashkëpunim me ANICA.

SICCITÀ i Paolo Virzì

Me: Silvio Orlando, Valerio Mastandrea, Elena Lietti, Tommaso Ragno, Claudia Pandolfi

Dramë 2022 l 124′

Filmi ka marë 5 nominime për çmimin Nastro d’Argento, 4 nominime dhe është 2 herë fitues i çmimit David di Donatello

Në Romë nuk bie shi prej tre vjetësh dhe mungesa e ujit ka prishur rregulla e zakone. Në qytetin që po vdes nga etja dhe ndalimet, lëviz një grup personazhesh, të rinj e të vjetër, të mënjanuar e të suksesshëm, viktima e përfitues, ekzistenca e të cilëve është e lidhur me të njëjtin fat tragjik e tallës, ndërsa kërkojnë shpëtim.

08.11.2023 ora 19:00

Kinema Millennium

Rr. Murat Toptani – Tirana

Hyrja e lirë – në italisht me titra anglisht

 

ITALIAN SCREENS është një përmbledhje filmash të përzgjedhur mes kandidaturave për çmimin David di Donatello, çmim prestigjioz i Akademisë së Kinemasë Italiane, e cila çdo vit përzgjedh dhe nderon filmat më të mirë italianë.

Italian Screens është një nismë e krijuar për të prezantuar më të mirën e kinemasë italiane dhe promovohet nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar, nga Cinecittà për Drejtorinë e Përgjithshme të Kinemasë dhe Prodhimeve Audiovizuale, nga Ministria e Kulturës dhe nga Akademia e Kinemasë Italiane – Çmimet David di Donatello.

Italian Screens përbën një mundësi thelbësore për t’i bërë të njohur jashtë vendit protagonistët e kinemasë italiane, për të krijuar një audiencë që vlerëson produksionet e shkëlqyera të momentit, por edhe për t’u paraqitur operatorëve vendas më të mirën e asaj që ofron sistemi audioviziv italian me qëllim inkurajimin e bashkëprodhimeve, rritjen e cilësisë profesionale të industrisë, si dhe ndërkombëtarizimin e kinemasë sonë. Kjo ngjarje përfaqëson gjithashtu një mundësi të rëndësishme për krijimin e një network-u, i cili iu mundëson operatorëve të sektorit, hyrjen  në  kontakt me ata që mund të ilustrojnë më së miri programin nxitës në nivel kombëtar dhe rajonal, në mbështetje të produksionit për ata që xhirojnë në Itali.

Nisma është pjesë e një projekti më të gjerë për thellimin e marrëdhënieve kulturore mes Italisë dhe Shqipërisë, organizuar nga Cinecittà për DGCA të Ministrisë së Kulturës, me qëllim nxitjen e mundësive të takimit mes produksentëve, distributorëve dhe krijuesve të të dy Vendeve.

  • Organizuar nga: Instituti Italian i Kulturës në Tiranë
  • Ne bashkepunim me: ANICA