Instituti Italian i Kulturës ka kënaqësinë të mbështesë edhe këtë vit edicionin e VI të Festivalit “Ekrani i Artit” i cili do të mbahet në Shkodër nga data 5 deri më 9 qershor 2024 me shfaqje të filmave artistikë dhe dokumentarë artistësh, takime dhe performanca muzikore. Gjatë Ekranit të Artit do të jenë të ftuar personalitete të ndryshme nga bota e artit shqiptar dhe italian, duke afruar vendet me kontributin e artit dhe kulturës.
Për të konsultuar programin: klikoni këtu