Kjo faqe përdor cookies teknike (të nevojshme) dhe analitike.
Duke vijuar të lundrosh, pranon përdorimin e cookies.

Shfaqja e filmit ‘Vento di vita vera’ – #SLIM2023

Film_svizzero_SLIM

Në kuadër të Javës së XXIII-të të Gjuhës Italiane në botë, Instituti Italian i Kulturës dhe Konfederata Zvicerane, presnatojnë filmin:

‘Vento di vita vera’ nga Kurt Koller, me muzikë të Marco Zappa-s, i cili do të jetë i pranishëm në këtë aktivitet.

Protagonistja, një grua e re zvicerano-gjermane, trashëgon nga një teze që nuk e ka takuar kurrë, një shtëpi në Val Bavona. Në kohë të tilla të pasigurta, shumë dëshirojnë një strehë të tyren, një vend paqeje, veçanërisht duke pasur parasysh pafuqinë përballë zhvillimeve aktuale. Si fillim Anna mendon “ta heqi qafe”, por më pas pranon ftesën e noterit për ta pare të paktën, dhe atje ndeshet me pyetjen: të largohem apo të qëndroj?

Regjisori lucernez Kurt Koller, e tregon historinë e kësaj gruaje të re (të interpretuar nga aktorja Nicole Lechmann, gjithashtu edhe nga ajo nga Lucerna), duke dashur të ofrojë një ndërthurje mjaft të suksesshme mes filmit dhe dokumentarit, fotove arkivore sugjestive dhe pamjeve mbresëlënëse të peizazhit. Filmi është i pasur si nga përmbajtja, ashtu edhe nga forma. Citimet e piktorit Gerhard Richter ose shkrimtarit Max Frisch, mbushin ekranin. Njerëzit e përfshirë bëjnë shumë më tepër sesa tregimi i një historie. “Vento di vita vera” është një përvojë e pazakontë kinematografike, që ngjall interes për një luginë të paraqitur dhe lexuar nga një këndvështrim i ri, edhe nga ata që e njohin tashmë. Dhe natyrshëm vjen identifikimi me protagonisten: çfarë do të bënit në vend të saj?

Përpara shfaqjes së filmit, kantautori Marco Zappa, do të interpretojë 2 këngë dhe pas përfundimit të tij, do të drejtojë bisedën.

  • Organizuar nga: Konfederata Zvizerane
  • Ne bashkepunim me: Instituti Italian i Kulturës në Tiranë