Instituti Italian i Kulturës, në bashkëpunim me Departamentin e Arkitekturës, Fakulteti i Shkencave të Aplikuara të Universitetit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”, ka kënaqësinë të prezantojë takimin e dytë të serisë së filmave mbi arkitekturën
Filmi dokumentar i përzgjedhur është:
SuperDesign. Dizajni Radikal Italian nga Francesca Molteni
Me pjesëmarrjen e Emilio Ambasz, Franco Audrito, Dario Bartolini, Lapo Binazzi dhe Andrea Branzi.
Dokumentar – Itali, 2017, 63 minuta
10 shkurt, ora 15:00
Kunema Cube – Piramida e Tiranës
Hyrja e lirë
Prezantim me Francesca Molteni dhe Maria Cristina Didero
SuperDesign është një film rreth nëntëmbëdhjetë protagonistëve të Lëvizjes Radikale Italiane. Përmes fjalëve dhe historive të tyre, ripërshkojmë historinë dhe trashëgiminë e lëvizjes, duke na kthyer në një kohë kur dukej e mundur. Disa pamje të bukura historike evokojnë atmosferën e asaj periudhe. Ishte një kohë “turbulence pozitive” edhe në nivelin artistik. Edhe sot, me siguri mund ta ndiejmë këtë “virus” radikal tek të intervistuarit tanë! Lëvizja zuri fill në Itali – një vend i përfshirë nga një valë dhune politike, bombardimesh dhe terrorizmi në vitet ‘60, por në të njëjtën kohë një vend tejet krijues: falë energjisë së industrialistëve dhe aftësive e kreativitetit të projektuesve të saj, Italia nisi të shndërrohej në një pikë referimi globale për dizajnin. Duke parë veprat e këtyre arkitektëve, projektuesve dhe kuratorëve, duke ecur me ta nëpër rrugicat e qyteteve të tyre, duke dëgjuar idealet e tyre revolucionare, zbulojmë se ëndrrat, utopitë, ideologjitë dhe pasioni që përshkuan përvojën dhe artin e tyre janë ende gjallë edhe sot. Duke dëgjuar historitë e protagonistëve tanë, pyetja që lind është: çfarë ka mbetur sot, cila është trashëgimia e Lëvizjes Radikale, në një periudhë historike në të cilën shpejtësia e ndryshimit kulturor ka çuar jo vetëm në konformitet të përhapur, por edhe në një humbje vlerash dhe në ngritjen e partive populiste dhe lëvizjeve nacionaliste?