Instituti Italian i Kulturës ka kënaqësinë të bashkëpunojë me Departamentin e Arkitekturës, Fakulteti i Shkencave të Aplikuara të Universitetit Katolik “Zonja e Këshillit të Mirë” për një seri filmash mbi arkitekturën. Filmi dokumentar Il Padiglione sull’acqua nga regjisorët Silvia Siberini dhe Stefano Croci është përzgjedhur si shfaqje e parë.
Il Padiglione sull’acqua është një udhëtim estetik dhe poetik në imagjinatën e arkitektit Carlo Scarpa dhe pasionin e tij për kulturën japoneze. Japonia përfaqësonte një univers frymëzimi për arkitektin, por ishte gjithashtu vendi ku, në vitin 1978, në kulmin e karrierës së tij, ndërsa përshkonte rrugëtimin misterioz të poetit të Statëqindës, Matsuo Bashō, u nda nga jeta, për iron të fatit më 28 nëntor, në të njëjtën ditë të të njëjtit muaj, me poetin e tij të dashur. Përmes njohurive të filozofit japonez Ryosuke Ōhashi, rrëfimi shpaloset përgjatë fijes së një pyetjeje: pyetjes së kuptimit të bukurisë. Në këtë reflektim, filmi dokumentar bashkon veprat e Scarpës dhe estetikën tradicionale japoneze. Në veçanti, ai zhvillon një analizë narrative bindëse të Memorialit Brion, kryeveprës së Scarpa-s të porositur nga Onorina Brion në kujtim të bashkëshortit të saj Giuseppe. Memoriali, tani i listuar si pjesë e Trashëgimisë Botërore FAI me porosi të djalit të tij Ennio Brion, u përfundua, pas dhjetë vitesh pune, pak para se Scarpa të hipte në aeroplanin që do ta çonte në Japoni, në udhëtimin e tij të fundit në gjurmët e mjeshtrit të tij Matsuo Bashō. Filmi na çon, përmes fjalëve të djalit të tij Tobia, studentëve të tij Guido Pietropoli, Giovanni Soccol, Guido Guidi dhe studiuesit J.K. Mauro Pierconti, në qytetin e lindjes së Scarpa-s, Venecia, i cili, i derjtuar nga Lindja aq e dashur për Scarpën, na ofron pamje poetike dhe emblematike të jetës së arkitektit.
Një ndjenjë nostalgjie dhe mrekullie përshkon të gjithë filmin: nostalgji për një mjeshtër që nuk është më mes nesh, dhe mrekulli për veprat e jashtëzakonshme që na la.
Në shfaqje do të marrë pjesë J.K. Mauro Pierconti, profesor i Historisë së Arkitekturës (në Japoni dhe Itali) dhe kurator i Cà Scarpa për Fondazione Benetton Studi Ricerche në Treviso.
17 nëntor 2025, ora 18:30
Kinema Kub – Piramida e Tiranës
Hyrja e lirë