Instituti Italian i Kulturës Tiranë ka kënaqësinë të paraqesë edicionin e dytë të Italian Screens – Kinemaja e re italiane, organizuar në bashkëpunim me ANICA.
SETTEMBRE i Giulia Louise Steigerwalt
Me: Fabrizio Bentivoglio, Barbara Ronchi, Thony, Andrea Sartoretti, Tesa Litvan
Komedi 2022 l 110′
Filmi është fitues i çmimit David di Donatello për filmin e parë më të mirë.
Ndodh në një ditë shtatori që tre personazhe kuptojnë se jeta në të cilën gjenden nuk është ajo që kanë ëndërruar, se lumturia është një ide e largët, por ende e mundshme. Një histori korale që eksploron marrëdhëniet njerëzore, natyrën tonë më të thellë, kërkimin e një kontakti më të vërtetë mes njerëzve.
08.11.2023 ora 19:00
Kinema Millennium
Rr. Murat Toptani – Tirana
Hyrja e lirë – në italisht me titra anglisht
ITALIAN SCREENS është një përmbledhje filmash të përzgjedhur mes kandidaturave për çmimin David di Donatello, çmim prestigjioz i Akademisë së Kinemasë Italiane, e cila çdo vit përzgjedh dhe nderon filmat më të mirë italianë.
Italian Screens është një nismë e krijuar për të prezantuar më të mirën e kinemasë italiane dhe promovohet nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar, nga Cinecittà për Drejtorinë e Përgjithshme të Kinemasë dhe Prodhimeve Audiovizuale, nga Ministria e Kulturës dhe nga Akademia e Kinemasë Italiane – Çmimet David di Donatello.
Italian Screens përbën një mundësi thelbësore për t’i bërë të njohur jashtë vendit protagonistët e kinemasë italiane, për të krijuar një audiencë që vlerëson produksionet e shkëlqyera të momentit, por edhe për t’u paraqitur operatorëve vendas më të mirën e asaj që ofron sistemi audioviziv italian me qëllim inkurajimin e bashkëprodhimeve, rritjen e cilësisë profesionale të industrisë, si dhe ndërkombëtarizimin e kinemasë sonë. Kjo ngjarje përfaqëson gjithashtu një mundësi të rëndësishme për krijimin e një network-u, i cili iu mundëson operatorëve të sektorit, hyrjen në kontakt me ata që mund të ilustrojnë më së miri programin nxitës në nivel kombëtar dhe rajonal, në mbështetje të produksionit për ata që xhirojnë në Itali.
Nisma është pjesë e një projekti më të gjerë për thellimin e marrëdhënieve kulturore mes Italisë dhe Shqipërisë, organizuar nga Cinecittà për DGCA të Ministrisë së Kulturës, me qëllim nxitjen e mundësive të takimit mes produksentëve, distributorëve dhe krijuesve të të dy Vendeve.