Kjo faqe përdor cookies teknike (të nevojshme) dhe analitike.
Duke vijuar të lundrosh, pranon përdorimin e cookies.

SEMINAR: Italishtja dhe muzika – një udhëtim i pandashëm / Lexim dhe këngë italiane

XV Java e Gjuhës Italiane në Botë

Seminar

Italishtja dhe muzika – një udhëtim i pandashëm


21 tetor 2015 ora 09,30


Biblioteka e Universitetit  “Luigj Gurakuqi”,


Rr. Don Bosko – Shkodër


 


 


Italishtja dhe muzika – një udhëtim i pandashëm”, ditë studimi e organizuar nga Seksioni i Italianistikës dhe Departamenti i Arteve të Bukura të Universitetit të Shkodrës, në bashkëpunim me Liceun Artistik “Prenkë Jakova”. Do të trajtohen çështje që kanë të bëjnë me gjuhën, letërsinë, muzikën dhe artin si komponentë që e kanë bërë kulturën italiane të njohur në mbarë botën. Do të diskutohet rreth lidhjeve midis poezisë dhe këngëve dhe teksteve të këngëve si komponentë poetikë dhe do të analizohet përdorimi i këngës në mësimin e gjuhëve të huaja. Nuk do të mungojë dhe reflektimi mbi përhapjen e muzikës italiane në botë dhe në Shqipëri.


 


 


 


Seminar


Lexim dhe këngë italiane


23 tetor 2015 ora 17,30


Liceu Artistik “Prenkë Jakova”, Rr. – Shkodër


 


Lexim dhe këngë italiane”, aktivitetet i organizuara nga Seksioni i Italianistikës i Universitetit të Shkodrës në bashkëpunim me Liceun Artistik në Shkodër “Prenkë Jakova”, me përfshirjen aktive të nxënësve. Do të recitohen poezi dhe tekste në prozë nga letërsia italiane, të zgjedhura për muzikalitetin e tyre dhe strukturën ritmike. Nxënësit e Liceut Artistik dhe ata të Departamentit të Arteve të Bukura do të interpretojnë pjesë të muzikës italiane.


 

  • Organizuar nga: \N
  • Ne bashkepunim me: \N