Instituti Italian i Kulturës ka kënaqësinë të mbështesë edicionin e dytë të projektit Curating with Care, me pjesemarrjen e Giulia Avanza.
4 – 5 tetor
11:00 ‑ 16:00
Vila 31 – Art Explora
Rruga Ismail Qemali, Tiranë 1000
Edicioni i dytë i Curating with care është një program alternativ edukativ i iniciuar dhe zhvilluar nga Tirana Art Lab – Qendra për Art Bashkëkohor në partneritet me Institutin Italian të Kulturës dhe Vila31 – Art Explora, me mbështetjen e Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.