Kjo faqe përdor cookies teknike (të nevojshme) dhe analitike.
Duke vijuar të lundrosh, pranon përdorimin e cookies.

SHKODËR | Kalàscima – Festa e Muzikës 2019

KalàscimaFesta e Muzikës 2019Qendrën Rinore ARKA  

Gjashtë miq nga Salento, të rritur së bashku duke luajtur dhe duke kënduar që nga fëmijëria meloditë dhe ritmet magjepëse të ritualit magjik të Tarantës, rindërtojnë traditën me një mix të përfituar duke përzjerë doza masive të elektronikës dhe ritmet lizergike me meloditë origjinale dhe atmosferat popullore të origjinës së tyre. Albumi i fundit i prodhuar është “K” (2018) dhe lëviz më tej qendrën e gravitetit përmes një qasje jo të zakonshme dhe larg komoditetit; dialekti salentin, anglisht dhe griko krijon një urë imagjinare midis muzikës puglieze dhe skenës ndërkombëtare.

Live set i Kalàscima është eksploziv, energjik, tërheqës dhe përfshin instrumente tipike
popullore dhe të rralla (zampogna, ciaramella, launeddas, duduk, low whistle, tamburello, mandolino, irish bouzouki) për një tingull krejt origjinal, që ndërkohë që mbetet fort i lidhur me traditën hapet me një frymëmarje ndërkombëtare, bashkëkohore dhe urbane. E lashta që takon modernen me një rezultat origjinal dhe shpërthyes. Tingujt e tyre i kanë katapultuar skenat botërore ndërkombëtare, duke i bërë ata të luajnë në Festivalet më të rëndësishme ndërkombëtare: Tallin Music Week (EE), SXSW (US), Roskilde Festival (DK), Mundial Montreal (CA), Colours of Ostrava (CZ), Babel Med (FR), Fira Mediterrania de Manresa (ES), Australasian World Music Expo (AU), Medimex (Itali), etj. Albumi i fundit i grupit, Psychedelic Trance Tarantella (Ponderos, 2014) u nominua për
Çmimin Tenco edhe pas 8 javëve në top 10 u rendit në vendin e parë në World CMJ Radio Chart dhe në prill 2015 në vendin e gjashtë në World Music Chart Europe. Psychedelic Trance Tarantella gjithashtu paraqet një bashkëpunim artistik me M° Ludovico Einuadi i cili luan në piano në pjesën “Due mari”.

https://www.kalascima.it/

Band:

Riccardo BASILE – bas elektrik, synth bass, live electronics, zë

Luca BUCCARELLA – organo e vogël, harmonikë, zë

Riccardo LAGANA’ – tamburello, zë

Massimiliano DE MARCO – kitarë klasike, bouzuki dhe zë

Aldo IEZZA – zampogna, flaut travers, dy flaute kalabrezë, thin whistle, xaphoon, zë

Federico LAGANA’ – tamburello, riq, bendir, darbouka, kanjira, djambe, cajon, drum set, zë

Rocco Alessandro RIZZO – fonia

  • Organizuar nga: Istituto Italiano di Cultura a Tirana
  • Ne bashkepunim me: Centro giovanile Arka, Scutari