Konferencë dhe workshop nga prof. Massimo Prada, Universiteti i Milano-s
Java e 18-të e Gjuhës italiane në botë – Nën kujdesin e veçantë të Presidentit të Republikës
Konferenca do të analizojë karakteristikat kryesore të gjuhës së përdorur në shërbimet e komunikimit të zhvilluar nëpërmjet teknikës: SMS, mesazhe të menjëhershëm, postë elektronike, wiki, blogje dhe media sociale (Facebook e Twitter), duke u nisur nga pyetje si: “Deri në ç’pikë një mesazh i postës elektronike mund të krahasohet me një letër tradicionale? Cilave nevoja u përgjigjen mesazhet në celular? Cilave media sociale? A është Twitter-i i ndryshëm nga Facebook-u? Po Web 2.0 a është vërtet kaq inovativ sa thuhet”.
Massimo Prada është profesor i Gjuhësisë dhe Filologjisë italiane në Universitetin e Studimeve të Milano-s si edhe Drejtues i Qendrës Universitare për promovimin e gjuhës dhe kulturës italiane C. e G. Feltrinelli.