Përmbledhja dhe përshtatja nga Michele Modesto Casarin
Regjia: Michele Modesto Casarin
Pak e shfaqur dhe e vlerësuar më pak se Komeditë e tjera të Carlo Goldoni-t, “Kumarxhiu” është një portret i pamëshirshëm, i cili përveç stigmatizimit të një vesi, nxjerr në pah psikologjinë e atij që e ka kthyer lojën në motiv për të jetuar, ku jeta e përditshme e lojtarit është një realitet i shtrembëruar që rrotullohet në vendet ku mund të humbësh para, dashuri dhe dinjitet. Varësia ndaj lojërave të fatit ishte një temë e rrënjosur thellë në Evropën e shekullit të tetëmbëdhjetë dhe po aq aktuale është ende sot.
Instituti Italian i Kulturës në Tiranë në bashkëprodhim me Teatrin “Migjeni” të Shkodrës paraqet për herë të parë në Shqipëri një tekst nga Carlo Goldoni me përmbledhje, përshtatje dhe regji të Michele Modesto Casarin. Maskat originale të Stefano Perocco di Meduna.
Realizimi: Instituti Italian i Kulturës Tiranë
Përmbledhja dhe përshtatja: Michele Modesto Casarin
Përkthimi në gjuhën shqipe: Zija Vukaj
Regjia: Michele Modesto Casarin
Maskat: Stefano Perocco di Meduna
Drejtor Organizativ: Rita Gjeka Kacarosi “Mjeshtër i Madh”
Kostumet dhe Skenat: Adnan Kastrati
Personazhet
Pantalone de’ Bisognosi, Tregtar: Simon Shkreli
Rosaura, vajza e tij, e fejuara e Florindos: Linda Jarani
Florindo, lojtar kumari: Indri Qyteza Shiroka
Beatrice, e dashura e Florindos: Fritz Selmani
Lelio, lojtar: Vladimir Doda
Tiburzio, kumarxhi profesionist: Jozef Shiroka
Gandolfa, motra plakë e Pantalones: Merita Smaja
Colombina, kamarierja e Rosauras: Zyliha Miloti ” Mjeshtër i Madh”
Brighella, roja i kazinosë: Pjerin Vlashi
Menico, fshatar: Simon Shkreli
Goldoni: Jozef Shiroka
Muziantët
Rezarta Smaja, Ilir Zoga, Namik Jahja, Bled Doçi, Fatmir Mesi