Kjo faqe përdor cookies teknike (të nevojshme) dhe analitike.
Duke vijuar të lundrosh, pranon përdorimin e cookies.

Rosa Mundi në Bienalen e Durrësit 2024 – edicioni XX i “Giornata del Contemporaneo”

The National Pavilion of Italy_Rosa Mundi_web

Me rastin e “Giornata del Contemporaneo“, Instituti Italian i Kulturës ka kënaqësinë të prezantojë instalacionin HOMO SINE HOMO: post-humanizëm metamorfik nga artistja Rosa Mundi, pjesë e Bienales Durrës – edicioni i parë.

Titulli i instalacionit: HOMO SINE HOMO: post-humanizëm metamorfik

Viti i realizimitte: 2022/2024

Materialet dhe teknikat: skulpturë piktoreske xhami, plastikë, dru, hekur i ricikluar, çelik, pikturë në tempera organike detare të përftuar nga kandilët e detit.

 

Instalacioni i Rosa Mundi-t përbëhet nga 6 vepra, dy piktura në tempera vegjetale dhe material organik detar, të pikturuara në telajo prej qelqi dhe plastike të ricikluar; një sferë e vogël armilare e pikturuar, e përftuar nga riciklimi i buteve të vjetra të verës, dy valixhe transparente të pikturuara në brendësi dhe një “Pinok” prej druri i mbuluar nga elementë elektronikë, tiparet e të cilit janë gjithsesi të dallueshëm (në realizim e sipër për Bienalen e Durrësit).

Përshkrimi i instalacionit:

Veprat, objekt i instalacionit rrëfejnë një botë në të cilën ​​inteligjenca artificiale, së​​ cilës njeriu, fillimisht i la shumë hapësirë, duke e shfrytëzuar për rehatinë e tij personale, dalëngadalë po ia del të shndërrohet në të domosdoshme, dhe, në fund në zëvendësuese të vetë atij.

Dy valixhet HOMO DIGITAL WEB dhe HOMO SINE HOMO përfaqësojnë në mënyrë metaforike: e para “L’HOMO DIGITAL WEB” sintezën e njeriut, i cili heq dorë nga firma e  tij, po ajo firmë që për shekuj me rradhë e drejtoi tek identiteti i tij i vërtetë, për t’ia deleguar njërës prej gjurmëve të tij të shumta digjitale, të cilat çojnë në pranimin e nënkuptuar të një shumëfishimi të identiteteve të tij në web, duke gënjyer veten se kështu ka fituar dhuntinë e të qenit në shumë vende njëkohësisht. Ndërsa i dyti, “HOMO SINE HOMO” është metamorfoza e mëpasshme e njeriut, i cili falë inteligjencës artificiale, pothuajse pa e kuptuar, zëvendësohet nga një lloj roboti që në një valixhe të madhe me rrota, ka memorizuar të gjithë historinë e tij. Në pjesën e përparme dhe të pasme të valixhes transparente e gjigante, është e pikturuar një lloj karikature humanoide – e përfaqësuar në formën e një lepuri të bërë me bulona, që vrapon me dy këmbë, ​​i cili ruan kujtesën jomateriale të njeriut, duke e përdorur për t’i treguar njeriut tashmë të pushtuar nga dembelizmi mendor, zgjidhjen më të mirë ndër të mundshmet.

Për të përfunduar instalacionin ndodhet një kukull e madhe, me përmasa afërsisht 50 cm, me pamjen e pinokut të mbuluar me materiale dhe tela elektronikë (në realizim e sipër), për të na kujtuar se pjesë e kujtesës historike të njeriut është edhe aftësia për të “gënjyer” dhe pikërisht për “GENJESHTRËN” Rosa Mundi zgjedh personazhin e Pinokut, duke shtruar një pyetje për inteligjencën artificiale, a ka mveshur ajo përveç dijes edhe veprime të tjera njerëzore, përfshirë gënjeshtrën, të mirë apo të keqe?

Në fund, dy piktura përfaqësojnë inteligjencën artificiale në luftë, e cila, në mungesë të njerëzimit, rrezikon t’i godasë të gjithë si një armë  e çmendur, plumbat e së cilës nuk kursejnë askënd.

Dhe së fundi sfera armillare e cila përfaqëson një kandil deti në metamorfozën e tij humanoide, nga një kafshë planktonike me cikël jetësor riprodhues të një oktapodi (ndër kafshët më inteligjente në botën detare), në një kafshë vertebrore humanoide.

Rosa Mundi është pseudonim i artistes, e cila ka zgjedhur të jetojë mes dy ishujve deti dhe një ishulli lumi. Ajo ndoqi kurse për pikturë, skulpturë, koreografi dhe histori arti pranë Akademisë së Arteve të Bukura në Venecia, Academie des Beaux Arts në Strasburg dhe Ecole Martenot në Paris. Vëzhguese introspektive e qytetërimeve të hershme dhe të tashme, Rosa Mundi, transpozon në art ngjarje reale të jetës së përditshme dhe ndjenja njerëzore, duke krijuar skenarë dhe performanca ad hoc dhe duke i riinterpretuar ato më pas për t’i dhënë jetë Teatrit të saj personal të botës. Rosa Mundi e ka zhvilluar teknikën e vet, duke e ngjyer furçën në pigmente natyrale vegjetale dhe organike, të përziera me vaj ulliri, vezë dhe ekstrakte kandilësh deti. Ajo gjithmonë ka parapëlqyer përdorimin e materialit të ricikluar, me synimin për t’i dhënë një jetë të re, duke realizuar kështu një lloj metamorfoze. Veprat karakterizohen nga studimi mbi dritën dhe reflektimet. Artistja është e pranishme në koleksione të rëndësishme publike dhe private të përhershme, ku përfshihen Muzeu i Artit Bashkëkohor të Rajonit Sicilian, Bashkia Nieuwmarkt Amsterdam, Fondacioni Orestiadi, Muzeu i Teksturave Mesdhetare, Fondacioni Il Cedro, Fondacioni Sicilia, Koleksioni Genzini, Dizajn Aldo Cichero, CANIFF Chic & Cool Canadian, Wopart Exibition Work, Palazzo Marchetti, Koleksioni Roberto Bilotti d’Aragona, Koleksioni Annibale Berlingieri, Fondacioni International Ati Yoga, ABI- Shoqata Italiane e Bankave. Ajo ka marrë pjesë në ekspozita të shumta ndërkombëtare, ndër të cilat vitet e fundit spikat edicioni i radhës i Dak’Art Off, Galeria e Arteve Partcour Dakar Loman, në vitin 2023 është përzgjedhur në Bienalen Ndërkombëtare të Qipros dhe është vlerësuar me Çmim në Larnaka; në vitin 2022 është shpallur artiste zyrtare e Bienales së 59-të të Artit të Venecias, si artiste zyrtare e Pavijonit të Republikës së San Marinos, sërish në 2022 u përfaqësua me ekspozitën personale “The trasparency of the sound: the dance of the jellyfish” pranë Muzeut Kiosk të Akademisë së Arteve të Bukura në Gent, Belgjikë, edited by Simon Delobel; në vitin 2021, u zgjodh për fundjavën e artit PAW Palermo në Palazzo Mazzarino Berlinger dhe për ekspozitën ndërkombëtare në Lugano, në vitin 2018 për ekspozitën ndërkombëtare “Exposition Zuiderkerk Amsterdam 1611” në Amsterdam dhe Binnekant Ateliers Amsterdam (shtëpia e fundit e Abramovich), e kuruar nga Anka Van der Meer, Komuna e Amsterdamit; në vitin 2017 u zgjodh për Bienalen Arte Donna në Trieste dhe në Bienale del Sale në Pietralia Soprana; në vitin 2016 u zgjodh nga Politekniku i Torinos për Bienalen Architettura di Venecia në ekspozitën “Gang City”; po në vitin 2016 u përzgjodh gjithashtu për Bienalen e Helsinkit Pixelache Festival Art. Është ideatore dhe promotore e BIAS (ww.bias.institute), bienalja e parë shpirtërore e artit ndërkombëtar bashkëkohor, ku artistët ndahen në bazë të spiritualitetit dhe jo kombësisë së tyre, duke u udhëhequr nga konceptet kryesore të Vasily Kandinsky BIAS. Rosa Mundi ka kuruar gjithashtu skenografinë e shumë veprave teatrale, duke përfshirë shfaqjen me kompaninë Esoskeletri me regji të Sasà Neri të titulluar “Judas the Guess”, si dhe veprën e Teatro Equestre “The time of game: In Viaggio con Ulisse”, me interpretues të tillë. si Mario Bajardi, Salvo Piparo, Giuseppe Cimarosa dhe Michele Piccione.

  • Organizuar nga: Bienalja e Durrësit
  • Ne bashkepunim me: Instituti Italian i Kulturës në Tiranë