Kjo faqe përdor cookies teknike (të nevojshme) dhe analitike.
Duke vijuar të lundrosh, pranon përdorimin e cookies.

Edicioni i XXI i Panairit të Librit në Tiranë (14-18 Nëntor 2018) | Romano Montroni me Të shesësh shpirtin. Profesioni i librashitësve

Prezantim i librit të përkthyer në shqip Të shesësh shpirtin. Profesioni i librashitësit (Botimet Laterza )

“Ky është një libër i rëndësishëm, në të cilin Romano Montroni, që për dyzet vjet ka formuar me inteligjencë dhe pasion librashitësit e Librarive Feltrinelli, tregon se si organizohet puna në librari, si i shërbehet klientit, cilat janë teknikat e menaxhimit dhe mbi të gjitha ajo që përcillet me librin, ky objekt që shumë po e çojnë drejt zhdukjes për shkak të mbizotërimit dhe dominimit sot, të botës së imazheve mbi botën e shkrimit dhe të leximit”.(Umberto Galimberti).

Romano Montroni (Bologna, 1939) u bë librashitës, shumë i ri dhe rastësisht. Pas një përvoje të parë në botën e shpërndarjes, që prej vitit 1962 ka punuar gjithmonë në Libraritë Feltrinelli, ku ka qenë drejtor deri në 2000. Profesor i jashtëm në Masterin mbi Botimet në letër dhe ato multimediale të Umberto Eco-s në Universitetin e Bolognas-s, që nga viti 2001 është pedagog i Shkollës për Librashitës Umberto dhe Elisabetta Mauri në seminaret e specializimit dhe në kurset monografike. Në vitin 2006 ai botoi Të shesësh shpirtin. Profesioni i librashitësit (Laterza), që sapo është përkthyer në shqip nga shtëpia botuese Toena.

Pasionet e tij të mëdha, natyrisht pas librarive, janë muzika klasike dhe çiklizmi. Gjatë dyzet viteve të fundit, në sajë të punës së tij ka njohur romancierë dhe poetë, botues, librashitës dhe magazinierë, studentë dhe profesorë, këngëtarë dhe muzikantë, politikanë dhe shkencëtarë, profesorë dhe intelektualë, gazetarë dhe kritikë, komedianë dhe aktorët. Ai ka përzgjedhur dhe trajnuar mbi gjashtëqind librashitës dhe ka përuruar nja pesëdhjetë librari.

  • Organizuar nga: c.e. TOENA
  • Ne bashkepunim me: Istituto Italiano di Cultura a Tirana