Kjo faqe përdor cookies teknike (të nevojshme) dhe analitike.
Duke vijuar të lundrosh, pranon përdorimin e cookies.

Roberto Tascini në Albania Guitar Festival – Java e Italisë

Fomimi muzikor i Maestro Roberto Tascini-t, i cili varion mes stileve dhe zhanreve të ndryshme, e bëri të diplomohej me rezultate të shkëlqyera në vitin 2000, pranë Konservatorit Shtetëror të Muzikës “G.B.Pergolesi” në Fermo. Në vitin 2006 përfundoi, ndër të parët në Itali, Diplomën e Nivelit të II në kitarë, gjithashtu me rezultate të shkëlqyera. Me më shumë se 300 koncerte, prej më shumë se njëzet vitesh, performon solo, si solist në orkestër dhe në disa ansamble dhome (EONGuitarQuartet, DuoPorto, PIMADuo), në më shumë se 20 vende në kontinente të ndryshme. Duke u kujdesur personalisht për premierat e ndryshme të veprave bashkëkohore, ai numëron shumë regjistrime, duke përfshirë CD Ad Parnassum dhe Music for winds & guitars, të kompozitorit Euro Teodori, si dhe Kuartetin Guitare ed Eon Guitar të kuartetit me të njëjtin emër. Si solist, ka regjistruar Suites y sonatas de latino america, në vitin 2010 me muzikë të A. Lauro, G. Montana dhe A. Ginastera dhe në 2013 The winter of our discontent, publikuar  nga “Guitart Collection”, CD monografike me skedar bashkangjitur në H.W.Henze, e cila përfshin Royal Winter Music I & II. Në janar 2017, publikoi Obsequio à el Maestro, një album monografik kushtuar M. CastelnuovoTedesco me skedar bashkangjitur nga “Guitart collection”.

I diplomuar për Konservimin e Trashëgimisë Kulturore në Universitetin e Bolonjës, si dhe për Kitarë dhe Didaktikeë Muzikore, në vitin 2005, ai fitori titullin “Master of Art” në kitarë, duke realizuar në mënyrë të shkëlqyer KonzertDiplom në Musikhochschule në Lucern (Zvicër).

Drejtor artistik i Festivalit Ndërkombëtar të Kitarës “J. Rodrigo”, aktualisht është mësues kitarë në “G. Paisiello” të Tarantos. Artisti luan me një kitarë Rod Capper të vitit 2011.

  • Organizuar nga: Albania Guitar Festival
  • Ne bashkepunim me: Instituti Italian i Kulturës në Tiranë