Instituti Italian i Kulturës ka kënaqësinë të bashkëpunojë në edicionin e tretë të Gjon Mili Jazz & Blues Festival duke mbështetur pjesëmarrjen e Roberto Tarenzi trio featuring Dario Deidda e Roberto Pistolesi
Tre xhevahirë të rrallë, tre muzikantë të dashuruar pas improvizimit dhe muzikës gjithëpërfshirëse, riinterpretojnë disa nga faqet e Great American Songbook, si dhe eksplorojnë kompozime origjinale, në një homazh për pianistin legjendar Ahmad Jamal. Një program shumë larg thënies klasike “nostalgji-kopjim”, në të cilin trioja kap shpirtin thelbësor të Jamalit, duke ndjekur shtigje të papritur.
Roberto Tarenzi ka performuar dhe incizuar që nga mesi i viteve ’90, duke pasur mundësinë të luajë me shumë të mëdhenj të xhazit si David Liebman, Max Roach, Bobby Watson, Bob Brookmeyer, David Murray, Eddie Daniels, David Raksin, Franco Cerri, Enrico. Rava, Franco Ambrosetti. Në vitet që pasuan, Tarenzi ka performuar dhe regjistruar në një sërë ambientesh, si në Europë ashtu edhe në New York City, ku u transferua në vitin 2006. Finalist në konkursin prestigjioz “2006 Thelonious Monk International Piano Competition”, Tarenzi ka luajtur në Uashington. DC përballë një jurie të udhëhequr nga ikona e pianos Herbie Hancock. Pasi u transferua në Romë në vitin 2008, Tarenzi filloi një bashkëpunim shumë intensiv me Stefano Di Battista dhe Rosario Giuliani, drejtoi trion e tij me Dario Deidda (basist i Kurt Rosenwinkel) dhe Roberto Pistolesi si dhe punoi me Roberto Gatto, Maurizio Giammarco, Fabio Debio Zeppetella, Fabrizio Bosso, Max Ionata, Gino Paoli, duke dhënë koncerte të ndryshme në Europë, Shtetet e Bashkuara dhe Japoni.
09.12.2024 ora 20:30
@reja.al – Bulevardi Dëshmoret e Kombit – Tiranë
Hyrja e lirë