Kjo faqe përdor cookies teknike (të nevojshme) dhe analitike.
Duke vijuar të lundrosh, pranon përdorimin e cookies.

Roberto Tarenzi, piano dhe Pekka Pylkkanen, saksofon – Koncerte Jazz në Kosovë

RobertoTarenzi

Instituti Italian i Kulturës në Tiranë ka kënaqësinë të mbështesë praninë e pianistit të xhazit Roberto Tarenzi në një turne koncertesh në Kosovë.

26.03 – Prishtinë

Rezidenca e Ambasadorit Finlandez

28.3 ore 21:00 – Mitrovicë

Galleria Akvarius

29.3. ore 20:00 – Pejë

Kinema “Jusuf Gervalla”

 

Roberto Tarenzi ka performuar dhe regjistruar muzikë që nga mesi i viteve ’90, duke pasur mundësinë të luajë me shumë të mëdhenj të xhazit si David Liebman, Max Roach, Bobby Watson, Bob Brookmeyer, David Murray, Eddie Daniels, David Raksin, Franco Cerri, Enrico Rava, Franco Ambrosetti. Në vitet që pasuan, Tarenzi ka performuar dhe regjistruar në mjedise të ndryshme, si në Europë ashtu edhe në qytetin e Nju Jorkut, ku u transferua në vitin 2006. Finalist në konkursin prestigjioz të pianos Thelonious Monk 2006, Tarenzi luajti në Uashington, DC përpara një paneli gjyqtarësh të udhëhequr nga ikona e pianos Herbie Hancock. Pasi u transferua në Romë në vitin 2008, Tarenzi filloi një bashkëpunim shumë intensiv me Stefano Di Battista dhe Rosario Giuliani, drejtoi treshen e tij me Dario Deidda (basisti i Kurt Rosenwinkel) dhe Roberto Pistolesi, si dhe duke punuar me Roberto Gatto, Maurizio Dei Battista, Darbrio, Gino Paoli, turne në Europë, Shtetet e Bashkuara dhe Japoni.

  • Organizuar nga: Instituti Italian i Kulturës në Tiranë
  • Ne bashkepunim me: Pekka Pylkkanen