Kjo faqe përdor cookies teknike (të nevojshme) dhe analitike.
Duke vijuar të lundrosh, pranon përdorimin e cookies.

Roberto Saviano – Lectio Magistralis

ZeroZeroZero – Si e qeveris botën kokaina

(“ZeroZeroZero”- Shtëpia Botuese Dudaj)

ZeroZeroZero është një roman investigativ i Roberto Saviano-s, i publikuar në 2013. Tema qendrore e librit është kokaina, të cilës shkrimtari kërkon t’i largojë tabutë më të mëdha, duke përshkruar evoluimin e kartelave amerikanojugore (sidomos atyre meksikane), metodat e tyre të dhunshme të zbatimit, marrëdhëniet e tyre me institucionet lokale, si dhe historinë e bosëve të “naftës së bardhë”.Roberto Saviano është një gazetar, shkrimtar dhe studioz italian. Në shkrimet e tij, artikujt dhe në librin e tij Gomorra (romani i tij debutues që i dha famë) përdor letërsinë dhe reportazhin për të treguar realitetin ekonomik, territorial dhe atë të biznesit të Kamorra-s dhe krimit të organizuar në kuptim më të gjerë. Që nga viti 2006, pas publikimit të romanit, jeton nën mbrojtjen e policisë. Janë të shumta bashkëpunimet e tij me gazeta të rëndësishme italiane dhe ndërkombëtare .http://www.robertosaviano.com/

  • Organizuar nga: \N
  • Ne bashkepunim me: \N