Instituti Italian i Kulturës, në bashkëpunim me Shtëpine Botuese TOENA, prezantojnë librin në gjuhën shqipe Orizzonte mobile (Horizont i lëvizshëm) i Daniele Del Giudice.
Do të prezantojë librin shkrimtari dhe gazetari Roberto Ferrucci.
E premte 23 shtator 2016, ora 11.00
Biblioteka e IIC
Pallati i Kulturës (kati II), Sheshi Skënderbej, Tirana
Hyrja e lirë
Orizzonte mobile (Horizont i lëvizshëm) – Një ekspeditë antarktide, një mitografi vendesh absolute, një përvojë e jetuar që bëhet roman. Udhëtim drejt natës polare i njeriut dhe botës, për të zbuluar ekstremin limit, duke dëgjuar histori të kohës kur aventura ishte ende e mundur.
Daniele Del Giudice. Pas një periudhe si kritik dhe gazetar për Paese Sera, Del Giudice botoi në vitin 1983 romanin Lo stadio di Wimbledon (1983) zbuluar nga Italo Calvino dhe botuar si gjithë të tjetër nga Einaudi, Atlante occidentale (1985), Nel museo di Reims (Mondadori 1988, Einaudi 2010), Staccando l’ombra da terra (1994), Mania (1997) , I-TIGI Canto per Ustica (2001) e I-TIGI. Racconto per Ustica (2009), të dyja me Marco Paolini-s, Orizzonte mobile (2009), Nel museo di Reims (2010), In questa luce (2013) e I racconti (2016). Ka publikuar gjithashtu ese mbi Italo Svevo-n dhe Primo Levi-n, për të cilin ka bërë parathënien e botimit Opere. Ka fituar çmime të shumta duke përfshirë Çmimin Viareggio në 1983, Çmimin Bergamo në 1986, Bagutta në 1995 dhe në 2002, Çmimin Feltrinelli nga Accademia dei Lincei për romanet. Veprat e tij janë botuar në gjuhë të ndryshme. Me librin Orizzonte mobile (2009) u rendit si fitues i Çmimit Strega, lajm të cilin shkrimtari e mohoi duke pretenduar se nuk donte të merrte pjesë në garë për atë çmim.