Kjo faqe përdor cookies teknike (të nevojshme) dhe analitike.
Duke vijuar të lundrosh, pranon përdorimin e cookies.

Ribotimi i librit “Butrinti. Miti i Eneas” shkruar nga arkeologo Luigi M. Ugolini

Instituti Italian i Kulturës prezanton botimin e dytë në gjuhën shqipe të librit “Butrinti. Miti i Eneas”, një përmbledhje e zbulimit të sitit të mirënjohur nga arkeologu Luigi Maria Ugolini. Botuar nga Shtëpia botuese Çabej, ky libër shoqërohet nga parathëniet e Neritan Cekës dhe Sandro De Maria. Prezantimi do të bëhet në atmosferën magjepse të Teatrit të Butrintit, shoqëruar nga një përmbledhje historike e Artan Shkrelit si dhe një monolog i interpretuar nga aktori Aleksandër Nika nën notat e harpës luajtur nga Aida Kasmi.

25 Korrik 2017, ora 20.00

Teatri i Butrintit

Hyrja e lirë

Butrinti. Miti i Eneas” është një përmbledhje e misionit arkeologjik që Luigi Maria Ugolini udhëhoqi në Shqipëri gjatë viteve Njëzet dhe Tridhjetë të shekullit te XX. Libri është një dëshmi e gjallë historiko-letrare e zbulimit të Butrintit dhe një analizë e hollësishme e organizimit të qytetit antik dhe historisë së tij. Falë parathënieve shkruar nga arkeologët Neritan Ceka dhe Sandro De Maria, lexuesit shqiptar i ofrohet mundësia të njohë më mirë kontekstin historiko-politik në të cilin është kryer misioni italian, si dhe rolin informues që mbulonin arkeologët apo studiozët e tjerë dërguar për të eksploruar Ballkanin.

  • Organizuar nga: Casa editrice Cabej
  • Ne bashkepunim me: IIC