Evolucioni i qëndrueshmërisë- Konferencë e Arkitektit Mario Cucinella
Instituti Italian i Kulturës dhe Universiteti Polis kanë kënaqësinë të prezantojnë Evolucioni i qëndrueshmërisë, një konferencë e arkitektit Mario Cucinella.
E mërkurë 2 dhjetor 2015 – ora 11,30
Universiteti Polis – Auditorium
Rruga Bylis 12, Autostrada Tiranë-Durrës, Km 5 – Tiranë
Hyrja e lirë
Ne punojmë për vitesh mbi idenë e performancës së efikasitetit të ndërtesave: por sa ndikon kjo në rigjenerimin urban dhe në cilësinë e jetës së njerëzve? Nuk është vetëm një problem i CO2 ose një problem energjitik, nuk duam të ndërtojmë vetëm objekte të qëndrueshme, por një jetë të qëndrueshme. Rigjenerimi është një proces evolucionar, pra në gjendje të rigjenerojë veten siç bën natyra. Në këtë rast rigjenerimi urban është përfshirja e qytetarëve për t’u bërë proces rigjeneruese. Proces i cili bashkë-evoluon, sepse është ndjekur dhe mbështetur. Ne duhet të gjejmë një ekuilibër, duke krijuar një ekosistem të ri ku proceset e njeriut nuk bien në kundërshtim me ato të natyrës: një pajtim të ri. Në këtë ide të pajtimit, arkitektura duhet të shqyrtojë mënyrën e të qënurit jo vetëm e e ndërtuar (performancë), por të marrë në konsideratë aspektet themelore, tokën, ujin, energjinë, njerëzit në procesin e të mësuarit dhe atë empatik që riprodhon sistemin e jetës. Një formë e re e bashkëpunimit të evolucionit, një ndjeshmëri më të madhe: ndjeshmëri krijuese. Mario Cucinella
Mario Cucinella është themeluesi i MCA (Mario Cucinella Architects), një studio arkitektonike me seli në Bolonja, ku punon një ekip ndërkombëtar arkitektësh dhe inxhinierësh. Me mbi 20 vjet praktikë profesionale, MCA ka zhvilluar një përvojë të gjerë në hartimin arkitektonik, me vëmendje të veçantë ndaj energjisë dhe ndikimit mjedisor të ndërtesave. Ndër projektet më të rëndësishme: SIEEB – Sino-Italian Ecological and Energy efficient Building – Universiteti Tsinghua, Pekin, Kinë; selia e re e Komunës së Bolonjës; il CSET – Centre for Sustainable Energy Technologies në Ningbo, Kinë; selia e re 3M ITALIA në Milano; projekti për Agjencinë Rajonale për Mjedisin në Ferrara ARPA; selia ARTP në Algjeri – Autorité de Régulation de la Poste et des Télécommunications – dhe Poliklinika e re Universitare në Algjeri. Në Ghana, Akra , One Airport Square. Në Milano Torre Unipol Sai. Në sektorin e arsimit: Kopështi i fëmijëve në Guastalla (RE), Korpusi Universitar i Aosta; projekti Kuwait City School në Gaza, i zhvilluar në bashkëpunim me UNRWA (The United Nations Relief and Works Agency for Palestine Refugees in the Near East). Mario Cucinella është Drejtor i Komitetit Shkencor të PLEA (Passive and Low Energy Architecture). Në vitin 2014 ka punuar në cilësinë e tutorit me Renzo Piano në projektin G124 për rimëkëmbjen e periferive në Itali. Ai rregullisht mban konferenca në Itali dhe jashtë vendit. Në vitin 2014 ngriti në Bolonja S.O.S. – School of Sustainability, një shkollë që synon trajnimin e profesionistëve të rinj në fushën e qëndrueshmërisë. Puna e Mario Cucinella-s është e njohur në nivel ndërkombëtar. Ndër çmimet e fituara kujtojme Çmimin prestigjioz ‘Forderüngs Prize’ for Architecture by the Akademie der Künste në Berlin, çmimin ‘Outstanding Architect’ award by the World Renewable Energy Congress, il MIPIM Architectural Review Future Projects Award e l‘Energy Performance + Architecture Award’. Në vitin 2009 fitoi l’US Award në kategorinë Arkitektura dhe il MIPIM Green Building Award në 2009 dhe 2011. Në vitin 2012 fitoi çmimin në Arkitekturë ANCE CATANIA dhe në 2014 Çmimin e Parë WT Smart Cities Award për projektin ARPT, Selia e re Postë Telekomunikacionit në Algjeri. Në vitin 2015 Çmimin Etico Grandesign 2015 për projektin e bibliotekës Kwame Nkrumah në Ghana.http://www.mcarchitects.it/