Instituti Italian i Kulturës në bashkëpunim me Ambasadën Italiane në Tiranë dhe Universitetin Nostra Signora di Buon Consiglio, ka kënaqësinë të prezantojë takimin e IV të ciklit të konferencave TALKS@UNIZKM_2024 ARKITEKTURA BASHKËKOHORE ITALIANE: Renato Capozzi – “Projekte për qytetin”
Konferenca do të fokusohet tek ilustrimi dhe përshkrimi i disa projekteve për qytetin – të realizuar gjatë konkurseve, konsultave dhe kërkimeve akademike – të cilët janë dëshmitarë të një qëndrimi që ndërthur vazhdimësinë dhe/ose ndërprerjen tek qyteti historik italian, por edhe në dimension më të gjerë. Në rastet e ndryshme të përzgjedhura, bëhet fjalë për inserte urbane specifike, lidhje, elementë të rinj parësorë, të vendosur në një marrëdhënie përcaktuese me morfologjitë e shtresuara, zbrazëtitë urbane, hapësirat natyrore dhe ato të hapura. Në rrafshin gjuhësor, të gjithë projektet, në hetimin e marrëdhënies mes ndërtimit dhe formës, si një modalitet shprehës specifik i arkitekturës, apo i karakterit të duhur në lidhje me temat që do të përfaqësohen, vendosin çdo herë lidhje të përshtatshme dialektike me urbanen, me përbërësit dhe hapësirat e saj publike dhe në fund të fundit me identitetin e qytetit, ose e thënë sipas Calvinos, me rizbulimin e perëndive të tij.
05.06.2024 ora 16:00
Blu Box – Piramida e Tiranës
Hyrja e lirë