Instituti Italian i Kulturës ka kënaqësinë të rinovojë bashkëpunimin me Hemingway Fan Club Albania për edicionin e VI të Swing Marathon duke mbështetur pjesëmarrjen e grupit Rekkiabilly.
Swing Marathon është një event unik, i organizuar nga Hemingway Fan Club Albania me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Xhazit të UNESCO-s, nën mbikëqyrjen e Herbie Hancock, një event që zhvillohet mes Tiranës dhe Shkodrës me pjesëmarrjen e më shumë se 1000 personave.
Udhëtimi fillon në Tiranë drejt Shkodrës me tren ku 20 artistë italianë do të luajnë live për të gjithë kohëzgjatjen e udhëtimit. Më shumë se 500 pjesëmarrës do ta nisin këtë maratonë si maratonistë të vërtetë dhe, për 4 orë, treni do të shndërrohet në një skenë muzikore deri në mbërritjen në Shkodër. Në mbrëmje, të gjithë artistët do të performojnë në skenën e teatrit “Migjeni” në Shkodër.
Protagonistë të kësaj maratonë janë: dy grupe “Rekkiabilly” dhe “Mefisto Brass”, dy disc jockey “Dj Misspia” dhe “Dj Ale G” dhe dy kërcimtarë profesionistë lindy hop.
Rekkiabilly, rock’n’rolli i zjarrtë i këtij grupi nga Pulia evokon një përzierje të paparashikueshme tingujsh, duke ngjallur një vintage të pastër të përmes një stili kompozicional metropolitan. E shkruar dhe e kënduar në italisht pa censurë të dialektit apo zhargonit vendas, Rekkiabilly ofron një përvojë harmonike muzikore me tekste autentike si vera e bërë në shtëpi. Grupi u formua në vitin 2005, duke ndërthurur talentet krijuese të kantautorit dhe kitaristit Dario Mattoni dhe saksofonistes Lidia Bitetti, dhe që atëherë ka eksportuar tingullin e tij të veçantë swing/rockabilly në të gjithë Europën. Pas disa eksperimenteve me formacionin e grupit, Rekkiabilly së fundmi ka forcuar formacionin e tij duke mirëpritur një kuintet shpërthyes veglash bronzi. Rekkiabilly ka ndarë skenën me artistë të kalibrit të Jon Spencer, Après la Classe, Giuliano Palma & the Bluebeaters, NewYork Ska-Jazz Ansemble, Vinicio Capossela, Max Gazzè, Banda Bardò, Folkabbestia, Punkreas, Michele Azarrillo dhe shumë të tjerë. .
Rekkiabilly – Swing Punk Orchestra
Biletat mund të blihen pranë Hemingway Club (Rr Kont Urani 2, Tiranë, Shqipëri) – nga e hëna deri të shtunën 10:00-16:00 / 20:00-00:00