Kjo faqe përdor cookies teknike (të nevojshme) dhe analitike.
Duke vijuar të lundrosh, pranon përdorimin e cookies.

Përmbledhje kinematografike “Terapi çifti” | Nën një yll të mirë nga Carlo Verdone / KineKlubi i Institutit – Takime në Bibliotekë

Nën një yll të mirë nga Carlo Verdone

Me Carlo Verdone, Paola Cortellesi, Tea Falco, Lorenzo Richelmy, Eleonora Sergio.

Komedi, Italia, 2014, 106’

Federico Picchioni është një biznesmen i suksesshëm të cilit, i ndarë nga gruaja e tij kur fëmijët ishin ende të vegjël, i duhet të merret me ta, tashmë të rritur, si dhe me mbesën, pas vdekjes së papritur të gruas dhe pas një skandali financiar që e po e shkatërron. Bashkëjetesa që në fillim është tragjiko – komike; e para që e pëson është Gemma, shoqja e re Federico-s. Për të komplikuar më tej gjërat është ardhja e një fqinjeje të re dhe të zhurmshme, Luisa. Me profesion “prerëse kokash” është e detyruar, pavarësisht saj , për shkak të krizës, të pushojë nga puna me një ritëm marramendës duke u bërë objekt i telefonatave kërcënuese dhe tallëse si dhe ofendimeve shumëngjyrëshe. Pak nga pak qiramarrësja simpatike do të luajë një rol kyç …

  • Organizuar nga: Istituto Italiano di Cultura a Tirana