Komplet të huaj nga Paolo Genovese
Me Giuseppe Battiston, Anna Foglietta, Marco Giallini, Edoardo Leo, Valerio Mastandrea.
Komedi, Italia, 2016, 97’, Me titra në Anglisht
Secili prej nesh ka tre jetë: një publike, një private dhe një sekrete. Njëherë e një kohë ajo sekrete ishte e mbrojtur mirë në arkivin e kujtesës sonë, sot në sim-et tona. Çfarë do të ndodhte nëse ajo skeda e vogël do të fillonte të fliste? Gjatë një darke me miqtë, zonja e shtëpisë Eva, në një moment, thotë se beson se shumë çifte do të ndaheshin nëse partneri përkatës do të kontrollonte përmbajtjen e celularit të tjetrit. Kështu fillon një lloj loje, të gjithë duhet të vënë celularin e tyre në tavolinë dhe të bien dakord të lexojnë SMS / chat –et ose të dëgjojnë telefonata haptas. Ajo që në fillim duket sikur një kalim kohe i pafajshëm do të bëhet lojë therëse.