KineKlubi i Institutit – Takime në Bibliotekë
Java e 18-të e Gjuhës italiane në botë – Nën kujdesin e veçantë të Presidentit të Republikës
Arsimi Siberian nga Gabriele Salvatores
Regjia: Gabriele Salvatores
Me: Arnas Fedaravicius, Vilius Tumalavicius, Eleanor Tomlinson, Jonas Trukanas, Vitalji Porsnev, Peter Stormare, John Malkovich
Dramë – Itali 2013, 110’ titra në anglisht
Në jug të Rusisë, në një qytet të kthyer në një lloj getoje për kriminelët e grupeve të ndryshme etnike, dy fëmijë dhjetëvjeçarë, Kolima dhe Gagarin, rriten së bashku, miq për kokë. Arsimi që u jepet është mjaft i veçantë: vjedhje, rrëmbime, përdorim armësh. Klani i tyre ka rregulla të sakta, një lloj kodi nderi, ndonjëherë edhe i pranuar nga të tjerët, që nuk duhet tradhtuar për asnjë arsye. Por koha kalon, të dy djemtë rriten ndërsa bota rreth tyre ndryshon rrënjësisht …