Instituti Italian i Kulturës në bashkëpunim me Cinecittà për Drejtorinë e Përgjithshme të Kinemasë dhe Sektorin Audioviziv të Ministrisë së Kulturës, Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar, Akademinë e Kinemasë Italiane – Çmimet David di Donatello, së bashku me Ambasadën Italiane në Shqipëri, ka kënaqësinë të paraqesë edicionin e dytë të ITALIAN SCREENS.
Dita III
Bubbles nga Meri Dishnica (film me metrazh të shkurtër)
Me: Valeria Zazzaretta, Barnaba Bonafaccia, Margarita Xhepa
Film me metrazh të shkurtër Dramë l Itali 2023 l 15′
Një grua dyzet vjeçare noton në një flluskë marrëdhënie derisa e kupton se është tepër vonë.
– – –
RAPITO nga Marco Bellocchio
Me: Paolo Pierobon, Fausto Russo Alesi, Enea Sala, Barbara Ronchi, Filippo Timi, Fabrizio Gifuni, Andrea Gherpelli, Samuele Teneggi, Corrado Invernizzi, Paolo Calabresi, Leonardo Maltese, Federica Fracassi, Bruno Cariello, Giustiniano Alpi
Dramë/ historik l Itali/Francë/Gjermani 2023 l 125′
Në vitin 1858, në lagjen hebraike të Bolonjës, ushtarët e Papës hynë në shtëpinë e familjes Mortara. Me urdhër të kardinalit, kanë shkuar të marrin Edgardon, djalin e tyre shtatëvjeçar. Sipas deklaratave të një shërbëtoreje në prag të ndarjes nga jeta, në moshën gjashtë muajshe, fëmija ishte pagëzuar fshehurazi. Ligji papal është i pakundërshtueshëm: duhet të marrë arsimim katolik. Prindërit e Edgardos, të tronditur, do të bëjnë gjithçka për ta rimarrë djalin, por Papa nuk pranon t’ua kthejë. Ndërsa Edgardo rritet me besim katolik, fuqia e përkohshme e Kishës shkon drejt rënies dhe trupat e Savojës pushtojnë Romën.
Çmime:
Nastri d’Argento 2023 (15): Filmi më i mirë – Regjia më e mirë – Aktorja më e mirë për Barbara Ronchi – Aktori më i mirë jo protagonist për Paolo Pierobon – Skenari më i mirë për Marco Bellocchio – Montazhi më i mirë për Francesca Calvelli / Cesar 2024 (1) Filmi më i mirë i huaj.
Nisma është pjesë e një projekti më të gjerë për thellimin e marrëdhënieve kulturore midis Italisë dhe Shqipërisë, realizuar nga Cinecittà për DGCA të Ministrisë së Kulturës me qëllim nxitjen e mundësive të takimit mes producentëve, distributorëve dhe krijuesve të dy vendeve.
17.04.2024 ora 19:00
Kinema Millennium – Tirana (Rruga Murat Toptani)
Hyrja e lirë
Në italisht me titra në anglisht