Instituti Italian i Kulturës ka kënaqësinë të mbështesë edhe këtë vit Queer Film Marathon Tirana – edcioni V – i cili do të zhvillohet nga data 30 shtator deri më 17 tetor 2024.
Queer Film Marathon Tirana, tashmë në edicionin e tij të pestë, është një festival ndërkombëtar kushtuar kinemasë queer, i cili do të prezantojë shfaqje filmash dhe dokumentarë në Tiranë dhe qytete të tjera të vendit. Ky aktivitet synon të bashkojë njerëzit përmes artit, duke i dhënë zë historive dhe përvojave të komunitetit LGBTQ+. Përmes një përzgjedhjeje të gjerë filmash artistikë, dokumentarë dhe filmash me metrazh të shkurtër nga regjisorë të ndryshëm, Queer Film Fetsival inkurajon një qasje globale, duke treguar fuqinë e artit për të nxitur ndryshimet shoqërore dhe bashkuar komunitetet. Një nga tiparet dalluese të festivalit janë tryezat e rrumbullakëta me regjisorë, aktorë dhe aktivistë, të cilat shërbejnë si një platformë për t’u thelluar në temat e trajtuara nga filmat, si dhe për të diskutuar sfidat e rëndësishme me të cilat përballet komuniteti queer dhe mbështetësit e tij.
Programi: Queer Film Marathon Tirana – Queer Film Marathon Tirana