Netët e Kinemasë Italiane 2018
PRANOHEN MREKULLITË me regji të Alessandro Siani
Me: Alessandro Siani, Fabio De Luigi, Anna Caterina Morariu, Serena Autieri. 2015, 110’
Komedi – AUDIO në Italisht TITRA në Anglisht
Fulvio është një asgjesues i paskrupullt kokash i cili punon për një kompani të mirënjohur shumëkombëshe. Pas pastrimit të degëve të thata të kompanisë, edhe ai pushohet dhe për shkak të reagimit të tij jo të drejtë detyrohet të kryejë një muaj shërbim social pranë vendbanimit të vëllait të tij Don Germano, famullitar i një fshati të vogël në jug të Italisë.