Kjo faqe përdor cookies teknike (të nevojshme) dhe analitike.
Duke vijuar të lundrosh, pranon përdorimin e cookies.

Projektimi i filmit L’ORO RENDE LIBERI

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Kujtesës për Holokaustin

Projektim i filmit  L’ORO RENDE LIBERI

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Përkujtimit 2016, Instituti Italian i Kulturës, prezanton L’Oro rende liberi (Oro Macht Frei), një dokumentar me regji të Jeffrey X. Bonna, prodhuar nga Joel Markel dhe Catherine Campbell, shkruar nga Catherine Campbell.  Do të ndërhyjë profesoreshë Nevila Nika.


 


27 janar 2016 – 17:00


Qëndra Rinore, Tiranë 


Hyrja e lirë


L’Oro rende liberi tregon historinë e përvojës së hebrenjve roman gjatë pushtimit nazist në Romë (shtator 1943 – qershor 1944). Duke gërshetuar dëshmitë e hebrenjve romanë me kërkimet e kryera nga studiues të njohur të këtij subjekti (duke përfshirë Susan Zuccotti, Alexander Stille, Liliana Picciotto), filmi përpiqet të sjellë shikuesin drejt një reflektimi personal mbi Holokaustin në Itali.


Catherine Campbell pas diplomimit në Hampshire College (Amherst, MA, 1997), me një temë  mbi përdorimin e alegorisë në Komedinë Hyjnore të Dantes, u regjistrua në programin e doktoraturës mbi Studimet e Italianistikës në Universitetin e Nju Jork-ut (SHBA) (2001-2007). Subjekti kryesor i hulumtimit të saj ishte letërsia dhe filozofia italiane e Rilindjes dhe Mesjetës. Catherine ka punuar si mësuese e gjuhës  italiane, përkthyese për më shumë se 18 vjet dhe ka jetuar dhe punuar midis Italisë dhe SHBA që nga viti 1994. Catherine ka kontribuar në këtë dokumentar me njohuritë e saj të thella në gjuhën dhe kulturën italiane dhe me interesat e saj akademike në fushën e historisë italiane.


 

  • Organizuar nga: \N
  • Ne bashkepunim me: \N