Me rastin e shenjtërimit të Nënë Terezës,
Instituti Italian i Kulturës në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës prezanton dokumentarin “Dashuria e parë e Nënë Terezës” shkruar dhe drejtuar nga Folco Terzani. Autori i pranishëm gjatë projektimit do të dëshmojë eksperiencën e tij si vullnetar, gjatë një viti, në Shtëpinë e të Vdekurve në Kalkuta. Moderatore e intervistës do të jetë gazetarja Majlinda Cullhaj.
E mërkurë 7 shtator 2016, ora 19.30
Reja e Fujimoto, Bulevardi Dëshmorët e Kombit, Tiranë
E enjte 8 shtator, ora 18.30
Famullia Shën Domeniku, Durrës
Hyrja e lirë
Dashuria e parë e Nënë Terezës është dokumentari i fundit i autorizuar nga Nënë Tereza. Ai dëshmon thelbin e mesazhit të saj dhe punën e përditshme që të mësonte të bëje me më të varfërit në shtëpinë e parë që hapi, Shtëpia e të Vdekurve në Kalkuta, një vend për të kaq i dashur saqë e quante “dashuria ime e parë”.
Folco Terzani, është shkrimtar dhe regjisor dokumentarësh, ka lindur në New York është rritur në Singapor, Hong Kong, Pekin, Tokio, Bangkok dhe Nju Delhi, duke ndjekur lëvizjet e atit në të gjithë kontinentin aziatik. Në Pekin, ka ndjekur shkollat publike, është diplomuar në Letërsi Moderne në Kembrixh dhe ka frekuentuar New York University Film School. Ka punuar për gati një vit në Casa dei Morenti di Madre Teresa di Calcutta, përvojë nga e cila realizoi dokumentarin Dashuria e parë e Nënë Terezës. Në librin Fundi është fillimi im (Longanesi 2006), ka mbledhur bisedat e tij të fundit me Padre Tiziano – n , nga ku shkroi skenarin e filmit me të njëjtin emër. Është autor i librit Zbathur në tokë.