Kjo faqe përdor cookies teknike (të nevojshme) dhe analitike.
Duke vijuar të lundrosh, pranon përdorimin e cookies.

Prizren l “8 ½” nga Federico Fellini në DokuFest

Federico-Fellini-Film-8-½-241×300

Instituti Italian i Kulturës në bashkëpunim me Ambasadën Italiane në Prishtinë ka kënaqësinë të prezantojë një nga filmat e xhiruar nga mjeshtri i madh i kinematografisë italiane Federico Fellini “8 ½”, me rastin e edicionit XXIII të DokuFest në Prizren (2– 10 gusht).

“8 ½” nga Federico Fellini

Me: Marcello Mastroianni, Claudia Cardinale, Anouk Aimée, Sandra Milo, Barbara Steele, Madeleine LeBeau, Mario Pisu, Caterina Boratto, Eddra Gate, Guido Alberti, Giuditta Rissone, Annibale Ninchi, Mario Conocchia, Elisabetta Catalano.

Dramë, – Itali/Francë 1963 l 138′

8½ është një film i vitit 1963, me regji dhe skenar të përbashkët nga Federico Fellini. Filmi fitoi, mes çmimeve të tjera, çmimin Oscar për filmin më të mirë në gjuhë të huaj dhe kostumet më të mira në vitin 1964.

Filmi shikon si protagonist Marcello Mastroianni-n në rolin e Guido Anselmi-t, një regjisor kinematografik rreth të dyzetave, i cili kalon një periudhë pushimi në një qendër banjash termale. Ky pushim i detyruar rezulton në një lloj bilanci të përgjithshëm të ekzistencës së tij: një bilanc i përbërë nga marrëdhëniet me personazhe të vërtetë, por edhe nga fantazira, kujtime, ëndrra, të cilat papritmas ndërthuren me ngjarjet konkrete të ditëve e netëve të tij. Pjesë e ëndrrave janë babai dhe nëna, të ndarë nga jeta vite më parë, me të cilët protagonisti flet me butësi, sikur të ishin aty me të. Frika nga pleqëria dhe vdekja i zbulohen përmes imazheve në të cilat Guido e sheh veten të vdekur, ndërsa jeta vazhdon rreth tij pa të, ndërkohë që gratë e tij gjejnë sërish buzëqeshjen. Dhe e gjithë kjo vetëm sa na bën të ndërgjegjshëm për pështjellimin që ai mbart në vete prej vitesh, por që rutina e përditëshme dhe puna e kishin maskuar pjesërisht.

Filmi do të shfaqet në italisht me titra në anglisht më 08.08.2024, ora 19.30, në DokuKino në Prizren. Hyrja me pagesë.

  • Organizuar nga: DokuFest Prizren
  • Ne bashkepunim me: Instituti Italian i Kulturës në Tiranë dhe Ambasada e Italisë në Prishtinë