Kjo faqe përdor cookies teknike (të nevojshme) dhe analitike.
Duke vijuar të lundrosh, pranon përdorimin e cookies.

Prishtinë | MOTUS Danza

Spektakli i kërcimit DIS-CRIMINEFestivalin Ndërkombëtar të Kërcimit Bashkëkohor – Edicioni i XIII-të

Produkt i MOTUS

Në bashkëpunim me violonçelistin Andrea Rellini

Me mbështetjen e Rajonit të Toscana-s

Pa u stepur shënojmë brazdën e ndarjes, të ushqyer nga droja dhe dyshimi e shumë të kujdesshëm për të matur largësinë që garanton ndarjen tonë. Të kujdesshëm, sistematikisht shpërbëjmë gjithçka ndryshon, duke shfaqur vrazhdë përçmimin tonë. Në emër të një të vërtete të çmendur, justifikojmë çfarëdo egërsie vetëm që të mbështesim një mendjemadhësi të shfrenuar. Ngremë mure pa e kuptuar se jemi gjithmonë e më shumë vetëm.

Secili gëzon të gjitha të drejtat dhe liritë e parashtruara në këtë Deklaratë pa kurrfarë kufizimesh përsa i përket racës, ngjyrës, gjinisë, gjuhës, besimit fetar, mendimit politik ose tjetër, origjinës kombëtare a shoqërore, pasurisë, lindjes ose tjetër.

Deklarata e Përgjithshme mbi të Drejtat e Njeriut, Neni 2

Koreografia: Simona Cieri

Subjekti: Rosanna Cieri

Muzika origjinale: Andrea Rellini

Kërcimtarë: Martina Agricoli, Andrè Alma, Elisa Bartoli, Ilaria Fratantuono, Roberta Morello, Andrea Stabilini, Mattia Solano

Regjia: Rosanna e Simona Cieri

MOTUS Danza contemporanea mbështetet nga Rajoni i Toscana-s dhe nga Bashkia e Siena-s dhe karakterizohet nga një repertor i pasur bashkëpunimesh me autorë dhe artistë të tjerë, përveçse përqafon kërkimin e fjalorëve të tjerë në të cilët gjuha e gjesteve i drejtohet trajtimit të çështjeve me ndikim të madh shoqëror.

I MOTUS lindin në Teatrin e Vogël të Siena-s, nga një ide e Simona Cieri-t, balerinë dhe koreografe klasike e cila, në vijim, ka kaluar në mënyra shprehëse moderne, jazz dhe bashkëkohore. Kanë nisur aktivitetin e tyre në vitin 1991 me emrin Duncaniando, si homazh për artin dhe fuqinë e inovacionit të Isadora Duncan. Pas eksperiencës profesionale të fituar, konfirmuar edhe nga marrja e çmimeve kombëtare (çmimi Spello për koreografinë 1994), grupi ndryshon emër.

Nën drejtimin e Simona Cieri-t, MOTUS paraqisin punimet e tyre në teatrot më të mëdhenj në Itali e jashtë saj dhe marrin pjesë në festivale kombëtarë dhe ndërkombëtarë (Bosnjë dhe Hercegovinë, Gjermani, Greqi, Indi, Angli, Hollandë, Portugali, Rumani, Singapor, Spanjë, SHBA) si edhe fitojnë shumë çmime ndërkombëtare (Çmimi i kritikës TEATARFEST 2006 dhe 2008).

Në vitet 2009 dhe 2010 MOTUS marrin dy çmime zyrtare nga Presidenti i Republikës Italiane për spektaklet “Iris sotto il mare” dhe “Della tua carne”.

Në vitin 2011 është botuar libri “VENTI DI MOTUS”, nën kujdesin e prof. Andrea Mancini, ku përshkruhen 20 vitet e para të aktivitetit të Kompanisë.

http://www.motusdanza.it

Prenotazione non più disponibile

  • Organizuar nga: Albania Dance Meeting
  • Ne bashkepunim me: Istituto Italiano di Cultura a Tirana