SERVIS, në bashkëpunim me ARMATA, prezanton dy performanca dinamike live me artistin italian Giovanni Dinello dhe artistin shqiptar Frenkli Vjero, alias Signal Ride (AL). Kompozitorët dhe artistët dixhitalë do të ofrojnë live sets të cilat ndërthurin ritme të dekonstruktuara, eksplorime të identitetit në sferat fizike dhe virtuale duke përdorur animacione 3D në kohë reale dhe një shkrirje kujtimesh audiovizive të njohura dhe jo. Gjatë performancave të tyre, ata kombinojnë tingujt e regjistrimit dixhital, akustik dhe atij në terren, përmes proceseve elektronike, të nxitura nga analiza në kohë reale e instrumenteve muzikore dhe rrjedha e të dhënave nga burime të shumta.
Prishtinë l Servis x Armata
