Instituti Italian i Kulturës në bashkëpunim me Ambasadën Italiane në Prishtinë ka kënaqësinë të prezantojë filmin e tretë në kuadër të veprimtarisë Fare Cinema 2024:
RAPITO nga Marco Bellocchio
Me: Paolo Pierobon, Fausto Russo Alesi, Enea Sala, Barbara Ronchi, Filippo Timi, Fabrizio Gifuni, Andrea Gherpelli, Samuele Teneggi, Corrado Invernizzi, Paolo Calabresi, Leonardo Maltese, Federica Fracassi, Bruno Cariello, Giustiniano Alpi
Dramë/ historike l Itali/Francë/Gjermani 2023 l 125′
20.06.2024 në orën 19:00
Kino Armata
Brigada e Kosovës – Prishtinë
Hyrja e lirë
Në italisht me titra në shqip
Në vitin 1858, në lagjen hebraike të Bolonjës, ushtarët e Papës hynë në shtëpinë e familjes Mortara. Me urdhër të kardinalit, kanë shkuar të marrin Edgardon, djalin e tyre shtatëvjeçar. Sipas deklaratave të një shërbëtoreje në prag të ndarjes nga jeta, në moshën gjashtë muajshe, fëmija ishte pagëzuar fshehurazi. Ligji papal është I pakundërshtueshëm: duhet të marrë arsimim katolik. Prindërit e Edgardos, të tronditur, do të bëjnë gjithçka për ta rimarrë djalin, por Papa nuk pranon t’ua kthejë. Ndërsa Edgardo rritet me besim katolik, fuqia e përkohshme e Kishës shkon drejt rënies dhe trupat e Savojës pushtojnë Romën.