Instituti Italian i Kulturës në bashkëpunim me Ambasadën Italiane në Prishtinë, ka kënaqësinë të prezantojë filmin e dytë si pjesë e veprimtarisë Fare Cinema 2024:
KIMERA nga Alice Rohrwacher
Me: Josh O’Connor, Carol Duarte, Isabella Rossellini, Alba Rohrwacher, Vincenzo Nemolato, Giuliano Mantovani, Gian Piero Capretto, Melchiorre Pala, Luciano Vergaro, Ramona Fiorini, Luca Gargiullo, Yile Vianello
Dramë l Itali/Francë/Zvicër 2023 l 134′
19.06.2024 në orën 19:00
Kino Armata – Brigada e Kosovës – Prishtinë
Hyrja e lirë
Në italisht me titra në shqip
Duke u kthyer në një qytet të vogël në detin Tirren, Arturi rigjen grupin e tij famëkeq të grabitësve, hajdutëve të varreve etruske dhe mrekullive arkeologjike.
Arturi ka një talent të rrallë: ai mund të perceptojë praninë e varreve etruske që mbulojnë bregdetin tirren, një virtyt i vlerësuar nga miqtë e tij që kërkojnë relike për t’u rishitur në tregun e zi.
Në një udhëtim aventuresk mes të gjallëve dhe të vdekurve, mes pyjeve dhe qyteteve, mes ahengjeve dhe vetmisë, shpalosen fatet e ndërthurura të këtyre personazheve, të gjithë në kërkim të Kimeras.